×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afër 20 mijë të papunë në Maqedoni si pasojë e pandemisë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kriza shëndetësore Kovid-19 ka dëmtuar edhe tregun e punës në Maqedoninë e Veriut. Analizat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se prej fillimit të krizës korona dhe deri në muajin qershor, pa punë kanë mbetur afër 20 mijë persona. Vetëm në muajin qershor kanë mbetur pa punë 3656 qytetarë dhe atë më së shumti në sektorin e prodhimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe hotelerisë. Sipas muajve – më së shumti lëshime nga puna ka pasur në muajin maj – 7000, në muajin prill ka pasur 6000 lëshime dhe në fillim të krizës afër 2000 punëtorë e kanë humbur punën, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Punësimit.

    Një pjesë e punëtorëve ju kanë skaduar kontratat e punës, të tjerët kanë mbetur pa punë për shkak se kanë fituar përjashtim nga puna, si dhe kanë dhënë dorëheqje vetë nga vendi i punës. Njëherësh, mbi 10 mijë të papunëve në javën e kaluar ju është paguar shuma prej afër 2 milionë euro në bazë të Rregullores qeveritare për kompensim , për shkak se kanë mbetur pa punë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

    Në ndërkohë, analisti ekonomik Milaim Ameti thotë se Qeveria teknike ndërmori disa pako të masave të për të ndihmuar biznesin të kapërcejë këtë krizë të vështirë siç ishin subvencionimi i pagës minimale si qasje, e cila është adresuar në një numër shumë të madh të ekonomive tjera, pastaj u ofruan kredi me zero normë të interesit ose edhe me norma shumë të ulëta. Gjithashtu u mbështet konkurrueshmëria me një pako prej 20 milion euro, po stimulohet edhe konsumi i përgjithshëm i dedikuar kryesisht produkteve vendore, po mbështetet turizmi vendor e kështu me radhë. Mirëpo, shton ai, edhe qeveria e re patjetër se duhet të vazhdojë fuqishëm të mbështesë biznesin vendor me qëllim që ruhen sa më shumë vende pune dhe të hapen vende të reja të punës.

    “Vlerësimi i im mbi politikat e qeverisë së ardhshme është se duhet vazhduar edhe për një periudhë me subvencionim e pagave së paku në nivelin e pagës minimale, të vazhdohet me linja kreditore me zero kamatë me grejs periudhë së paku deri në fund të vitit me qëllim që të mbahen në këmbë bizneset, mirëpo të njëjta të jenë kredi më të mëdha e jo siç janë deri tani të bazuara në numër të punëtorëve shumëzuar me pagën mesatare, por duhet të ofrohen kredi me vlera më të mëdha”, sugjeron Ahmeti vetëm një pjesë të masave që duhet të ofrojë ekzekutivi i ri që do të del nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Pas formimit të qeverisë së re, nuk duhet lënë anash as biznesin e vogël dhe të mesëm si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë vendore.

    “Qeveria duhet të krijojë edhe një Fond garantues për kreditim për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme me qëllim që gjatë kësaj periudhe ato të kenë mundës të marrin kredi nga bankat të cilat do ti garanton shteti. Kjo masë po aplikohet tek shumë shtete të zhvilluara . Banka Popullore duhet të ulë edhe më shumë nivelin e interesit bazë, gjithashtu nevojitet që kompanitë mikro të vogla dhe zejtarët të lirohen nga tatimi në fitim dhe tatimet tjera për një periudhë së paku në dy vitet e ardhshme si dhe tu mundësohen edhe grante adekuate për përkrahjen e tyre etj”, shton më tej Ahmeti.

    Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të hartojë masa të dedikuara sektoriale me qëllim që arrihen rezultate konkrete e jo të kemi gjithnjë masa përgjithësuese si dhe të përkushtohet në realizimin e investimeve kapitale të cilat do ta stimulojnë ekonominë që të jetë më aktive. “Kjo krizë ekonomike e shkaktuar nga Kovid-19 duhet të shfrytëzohet që të fillojmë edhe me ristrukturimin e ekonomisë drejtë digjitalizimit dhe teknologjive të reja sepse vetën në këtë mënyrë si shtet mund ta rrisim konkurueshmërinë e kompanive tona”, përfundon Ahmeti./Koha

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.