×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Duhet të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka folur për situatën me Covid-19 që po mbizotëron në vend.Haxhiu tha se duhet të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.Ai theksoi se masat e propozuara nga qeveria janë masa sipërfaqësore.

    Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:Gjendja me COVID-19 në vendin tonë aktualisht është e jashtëzakonshme!!!Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht që ta miratojmë Ligjin Anti-Covid-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, sepse gjendja është e jashtëzakonshme!

    Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë siperfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën.Rastet e vdekjeve nga COVID-19 po rriten çdo ditë, numri i të infektuarve gjithashtu.

    Masat mbrojtëse nuk po respektohen, prandaj duhet të vendosen masa me rigoroze që të shpëtohen jetët e qytetarëve.

    Gabimet që kanë ndodh deri me tani le t’i marrim si mësim për ta tejkaluar situatën.Edhe pse LDK dhe LVV janë bashkfajtore për menaxhim të dobët të situatës me pandeminë, unë kërkoj t’i tejkalojmë dallimet politike dhe të punojmë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.Pse them janë fajtore, sepse: Qeveria Kurti, ka filluar me lehtësimin e masave kundër coronavirusit në Kosovë në fazën e parë më 4 maj, fazën e dytë më 18 maj dhe fazën e tretë më 1 qershor, pa e miratuar Ligjin Anti-COVID-19, pa e analizuar mirë situatën e rënduar, ndërsa edhe shtetet me të fuqishme tek në mes të qershorit filluan aplikimin e fazës së parë, ndërsa tek ne pikërisht LVV në atë periudhë organizonte protesta me motive politike. Bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish- ministri Vitia i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit sapo la pozitën. Nga ai tubim filloi gjithçka për mbrapsht sa i përketë rreshqitjes nga duart e situatës me pandeminë.Në anën tjetër Qeveria Hoti nuk ka arritur që nga fillimi i punës ta menaxhojë si duhet pandeminë. Deklarimet se nuk do të ketë rikthim të masave por testime masive, testimet masive nuk u bënë dhe rastet u shtuan dhe kjo situatë po rëndohet, prandaj sa më parë duhet miratimi i Ligjit Anti- Covid-19. Masat e prezantuar sot janë siperfaqësore, sepse koha është për veprim konkret në mbrojtje të shëndetit dhe jetës se qytetarëve.Ata që po e luftojnë të vërtetë me pandeminë janë personeli shendetësor, prandaj duhet t’ju ndihmojmë me miratimin e Ligjit.Për llogaridhëni e përgjegjësi politike e penale do të ketë kohë. Kemi votuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë, kështu që të gjithave do t’ju vie koha.Sot duhet të bëhemi bashkë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.Për të gjitha familjet që humben më të dashurit e tyre nga kjo pandemi ju shprehi ngushëllime

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër. Të dyshuarit me vendim...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sot mbahet ceremonia për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999.  Ai tha...
    Lajme30 Prill 2024
    Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. Sipas njoftimit të kryeministrisë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.