×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti paralajmëron se po shkojmë drejt vdekjeve shkaku i mungesës së mjekeve e shtretërve nëpër spitale

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rëndimit të situatës me COVID-19 në Kosovë

    Ahmeti ka shkruar në Facebook se qëllim i çdo shteti, që nga fillimi i pandemisë, ka qenë ngadalësimi i përhapjes së saj.

    “Prej fillimit, çdo shtet vetëm një qëllim e ka pas – ngadalësimin e përhapjes në mënyrë që sistemi me pas mundësi me u përball me virusin që nuk e njeh. Në fillim, masat ishin më të rrepta derisa u kuptua pak më mirë virusi dhe deri sa sistemet shëndetësore kishin mundësi të riorganizohen dhe furnizohen për tu përball deri në hapjen e ekonomive”, ka shkruar Ahmeti.

    Ahmeti thotë seedhe tani është qëllimi i njëjtë.

    Ai thotë se një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe qytetarët, pasi nuk po i respektojnë masat.

    “Edhe sot qëllimi është i njëjtë, të ngadalësohet përhapja që mos të ketë më shumë pacientë se sa kapacitete. Pra 200 të shtrirë në QKUK është e menaxhueshme, 1200 JO. Një pjesë bazohet në përgjegjësinë e qytetarëve. Distanca dhe maskat nuk e vrasin virusin, por e ngadalësojnë përhapjen. Vdekjet do të ndodhin dhe çdo jetë është e vlefshme. Por dallon vdekja nga sëmundja nën përkujdesin e mjekut dhe me kushte, nga vdekja pse dikush nuk ka pas krevat, oksigjen e mjekë. E në atë drejtim po shkojmë”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

    Ahmeti thotë se me lehtësimin e masave, në të gjitha shtetet ka pasur shtim të rasteve me koronavirus.

    “Ka dallim në mes të fazes së mbylljes dhe fazes se hapjes. Këtë mund ta shohim në krejt shtetet ku nuk është ndërru qeveria, por është hapur shoqëria. Pra, janë shtuar rastet. Mjafton të shohim Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë e Shqipëri”, ka shkruar ai.

    I pari i Prishtinës thotë se në Kosovë po mungon strategjia dhe skenarët për luftimin e koronavirusit.

    Ai shton se numri i testimeve brenda ditës është i vogël.

    “Ende jemi me 300 teste në ditë, ende nuk kemi profil të komplikimeve dhe ende nuk kemi studim epidemiologjik të zhvillimit të semundjes në Kosovë. Plotë gjana mund të bëhen pa u kthy masat e plota restriktive. Shtimi i numrit të infektimeve janë pasojë normale e hapjes, rrjedhimisht edhe shtimi i infektimeve të personave të rrezikuar. Rrjedhimisht edhe vdekjet nga Covidi janë shtuar”, ka shkruar Ahmeti.

    “Por, numri i vogël i testeve nuk është pasojë. Mungesa e hulumtimeve ku marrin pjesë edhe institucionet private nuk është pasojë e hapjes. E të tjera, e të tjera”

    “Askush nuk pret nga qeveria të jenë ekspertë të luftes ndaj covidit. Por po ashtu presim qê disa çeshtje të adresohen. Në qoftë se kjo është luftë ping pongu në mes të qeverisë e opozites (keqmenaxhimi vs, papërgjegjësia me protesta) atëherë përnime qytetarëve i mbeten vetëm maskat. Nuk është marre me kërku ndihmë qeveria, e as nënshtrim me i ndihmu dikush nga opozita. Marre është me vdek më shumë njerëz për shkak se nuk keni bërë dicka që e keni ditur se duhej bërë”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme27 Prill 2024
    Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin,  Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të Kreu i PDSH-së,...
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kundërshtitë e banorëve të fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.