×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Paralajmërimi i Prokurorisë së Speciales flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, tha se paralajmërimi i Prokurorisë së Speciales flet për një betejë të gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se ata që duan zgjedhje nuk ia duan të mirën Kosovës.

    Mustafa në shkrimin e tij ka thënë se Kosova aktualisht ka nevoje për institucione stabile dhe në ditët në vazhdim do të bisedojë me këdo që është i gatshëm për të bashkëqeverisur në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës dhe funksionalizimi i tij.

    Tutje, Mustafa tha se situata nuk është e njëjtë me atë para 24 qershorit, ditë kjo kur Dhomat e Specializuara në Hagë, lëshuan një lajmërim ku thuhej se Zyra e Prokurorit ka paraqitur aktakuzë Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

    Ai gjithashtu sqaroi edhe një herë se themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK’së dhe intervenimin e NATO’s.

    E në rrethana si këto, sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe të fuqishme që të mbështesë institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Isa Mustafës:

    Të nderuar miq
    Po e postoj tekstin e plotë, të cilin sot ia dhashë gazetarit të KTV-Së:
    Jam i bindur se situata në vendin tonë është tjetër nga ajo që ishte para datës 24 qershor, kur Dhomat e Veçanta në Hagë lëshuan një lajmërim të pashembullt se kanë propozuar aktakuzë kundër z. Thaçi, President i Kosovës dhe z. Veseli, Kryetar i PDK-së. Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit. Parasëgjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
    Krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit sikurse edhe dhunime dhe gjenocid në Kosovë kanë kryer forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Për fat të keq, paralajmërimi i Prokurorisë së Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë, jo vetëm për tu gjykuar individë por për tu mbrojtur e vërteta historike.
    Në këtë betejë duhet të jemi bashk, të gjithë ne në Kosovë. Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi.
    Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presypozuar.
    Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.

    Ata që Kosovë e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.