Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka uruar Shtete e Bashkuara të Amerikës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Kurti ka shkruar në Facebook se ShBA’ja ka rol të pazëvendësueshëm në arritjet e shtetit të Kosovës.
“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë.Mirënjohës e falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve”, ka shkruar Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/907116643121554