×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afrikë, 400 elefantë ngordhin në mënyrë misterioze

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Gjetja e qindra elefantëve të ngordhur në zonat jugore të Afrikës ka shtuar frikën se mbijetesa e gjitarëve më të mëdhenj të botës po rrezikohet nga një sëmundje e pashpjegueshme.

    Ngordhja misterioze e më shumë se 400 elefantëve në shtetet afrikanojugore kanë shtyrë nisjen e hetimeve për shkaqet e ngjarjeve.

    Autoritetet e republikës së Botsvanës, ku jetojnë rreth një e treta e të gjithë popullatës së elefantëve në Afrikë, njoftuan se kanë dërguar për analiza laboratorike në Zimbabve, në Afrikën e Jugut dhe në Kanada mostra të kafshëve gjitare të të gjitha moshave.

    Sipas organizatës “Elefantët pa Kufij”, askush nuk mund ta shpjegojë ndarjen nga jeta të rreth 350 gjitarëve trupmëdhenj në këtë rajon.

    Rastet e para iu raportuan qeverisë afrikane në fillimin e majit.

    Nga një këqyrje treorëshe me avion e territorit, u arrit të pikasen skelete dhe trupa të ngordhur të kafshëve të shpërndara kudo nëpër fushat e thara veriperëndimore.

    Inspektimet nga afër konstatuan sakaq se elefantët nuk ishin vrarë për t’u marrë fildishin apo për tregti, pasi në trupat e tyre nuk vëreheshin shenja të jashtme dhune.

    Ekspertët thonë se ngordhjet në masë të këtyre kafshëve mund të shpjegohen me një sëmundje të re të panjohur, që mund të jetë zhvilluar nga helmimi i ujit ose i tokës ku ushqehen.

    Shumë prej elefantëve të ngordhur këta muaj janë gjetur shtrirë me turirin në tokë, ndërsa elefantë të tjerë janë parë duke ecur përqark, çka tregon se mikrobi prek edhe sistemin e tyre nervor.

    Paraprakisht është përjashtuar rreziku i plasjes, një tjetër sëmundje që vitin e kaluar vrau rreth 100 elefantë në Botsvanë.

    Në Afrikë mësohet se jetojnë 130 mijë elefantë, shpesh duke prishur qetësinë e fermerëve lokalë të cilët ankohen se u dëmtojnë të mbjellat.

    Organizatat për mbrojtjen e tyre thonë se pa ndërhyrje në legjislacion, gjitarët më të mëdhenj të Tokës rrezikojnë mbijetesën pas rreth 50 milionë viteve në planet.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv Klan raporton se ajo ka marrë dëmtime serioze...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Izraeli ka mbyllur vendkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës pasi janë hedhur 10 raketa, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes izraelite. Të...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Vip05 Maj 2024
    Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në filmin e Titanikut dhe Lord of the Rings, ka vdekur në...
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Fundjava e ka gjetur sërish monedhën evropiane, Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë. Referuar tregut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.