×
  • Lajme
  • Lajme

    U prek për herë të dytë nga COVID-19, Bylykbashi mesazh dyshuesve: Po të ishit në trupin tim 10 minuta, ndryshe do të mendonit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Qytetari nga Prishtina Petrit Bylykbashi thotë se ka rezultuar pozitiv në coronavirus për herë të dytë.

    Bylykbashi për RTV Dukagjinin thotë se për dallim nga hera e parë tashmë edhe simptomat i ka më të forta.

    Ai thotë se është takuar me shumë persona nga fakti se kishte kaluar COVID-19 dhe më nuk do të infektohet.

    Prishtinasi thotë se ka bërë edhe një rëntgen të mushkërive dhe ka parë disa hije që dyshohet se janë pasojë e infeksionit të parë me coronavirus.

    “Mund të shtrihem përsëri në Klinikën Infektive për të vijuar me procedurat tjera pasi jam rast pak më i veçantë. Më kanë rekomanduar të shtrihem në Klinikën Infektive por u kam kërkuar që edhe sot të pushojë në shtëpinë time. Do të shohim tutje si do të veprohet”, tha ai.

    Bylykbashi për fund ka një mesazh ndaj të gjithë atyre që mendojnë se coronavirusi është konspiracion global.

    “Më vjen keq që ka njerëz që bien në mendime të tilla. Uroj që asnjëri nga ta të mos preket por të kisha mundësinë t’i lë 10 minuta në trupin tim se çfarë po përjetoj ndryshe kishin menduar e ndryshe kishin folur”, tha ndër të tjera Petrit Bylykbashi.

    I rikthehet virusi pas 3- muajsh, Bylykbashi tregon se këtë herë COVID-19 është më agresiv

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.