×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarët e pishinave të pakënaqur: Është padrejtësi të punohet në një hektarë vend me vetëm 50 persona

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Masat e reja të qeverisë së Kosovës që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave në ambiente afariste po shihen si padrejtësi nga pronarët e pishinave. Sipas tyre këto masa po paraqesin probleme serioze për aktivitetin e tyre biznesor.

    Naim Krasniqi, pronar i një pishine thotë se vendimi i qeverisë po i shkakton humbje financiare.

    “Mendojmë që na është bërë një padrejtësi e madhe. Një pishinë e madhe të punojë me 50 persona as shpenzimet ditore nuk mund t’i nxjerrë. Kemi punëtorët për t’i paguar, klorin, preparate tjera kimike, shpenzimet e rrymës. Me 50 persona ne mund të punojmë vetëm me humbje. Derisa në një autobusë hyjnë 50 persona, në një kafiç me 50 metra katrorë po ashtu qëndrojnë 50 persona ndërsa ne më një hektarë vend të punojmë me 50 persona është padrejtësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naim Krasniqi.

    Ndërsa një tjetër pronarë i pishinës thotë se ky vendim ka ndikuar keq në imazhin e biznesit të tij.

    “Ata që kanë ardhur janë kthyer dhe siç po shihet edhe sot, vendimi i qeverisë na ka dëmtuar në imazh. Komuna ankohet se ende nuk ka marrë vendim nga inspektorati sanitar. Ne jemi ende në pritje”, deklaroi Xhavit Ratkoceri.

    Nga Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan thonë se deri sa qeveria nuk merr ndonjë vendim për mbylljen e këtyre bizneseve as ata nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet që bëjnë ato biznese.

    Shumë biznese janë ankuar se me masat e reja kufizuese është ngushtuar veprimtaria e tyre afariste.

    Rekomandime

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lupç i Podujevës. Si pasojë katër...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Kronika02 Maj 2024
    Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse. Në raportin...
    Lajme02 Maj 2024
    Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të...
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.