×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Formohet koalicioni i parë i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Partia Demokratike e udhëhequr nga Fatmir Gjeka dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve nga Mehmet Zenka do të konkurojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Malin e Zi që mbahen më 30 gusht të këtij viti.

    Realisht, arritja e këtij koalicioni sot shprehur me anë të një deklarate, është një marrëveshje midis pjesëve të ndara, vite më parë, të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, që është koalicioni i parë i subjekteve shqiptare në zgjedhjet e fundgushtit. Kujtojmë se pjesë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve ishin edhe një pjesë e kuadrove të Forcës së Re Demokratike, përfshirë edhe kryetarin Nazif Cungu, transmeton LexoDrejt.

    Deklarata e këtij koalicioni parasheh të parin në listë kandidatin e Partisë Demokratike që pritet të jetë Fatmir Gjeka, kryetar i kësaj partie. Koalicioni
    përfshin ndarjen e pushtetit midis anëtarëve në mënyrë të barabartë.

    Kështu nëse ky koalicion do të marrë vetëm një deputet, ai do të ndahet sipas parimit Partia Demokratike dy vjetet e para, Unioni Demokratik i Shqiptarëve gjysmën tjetër. Ndërkaq nëse subjekti i fundit do të ketë edhe në mandatin e ardhshëm postin e ministrit të pakicave, atëherë deputeti i Partisë Demokratike do të shfrytëzojë kohën e plotë të mandatit. Për gjysmë, do të ndahen edhe mjetet financiare të deputetit nga të dy partitë, njofton LexoDrejt.

    Duhet përmendur se Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit lokale në nivel të komunës së Ulqinit ka rezutat shumë më të mirë- 7 këshilltarë se Unioni Deomokratik i Shqiptarëve-3 këshilltarë, por UDSH-ja është e organizuar edhe në komunat e tjera ku ka shqiptarë që nuk është karakteristikë për PD-në. Ky ka qenë kriteri bazë për marrëveshjen e arritur për të ndarë pushtetin e ardhshëm në dy pjesë të barabarta. Këto dy subjekte vijnë nga dy koalicione të ndryshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton LexoDrejt.

    Koalicioni i sapoformalizuar pret që të fitojë një deputet, ndërsa bën thirrje që t’i bashkohen edhe subjektet e tjera, kurse pritet që së shpejti të shpalosë programin zgjedhor.

    Ky është koalicioni i parë i publikuar i partive shqiptare, kurse pritet që së shpejti të arrihen marrëveshje për koalicione të tjera. Në zgjedhjet e fundit paralamentare shqiptarët në Malin e Zi kanë konkuruar me tri lista të ndara që si rezultat ka prodhuar humbjen e votave dhe fitimin e vetëm një deputeti.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Qeveria e Hungarisë nënshkroi një marrëveshje me Bjellorusinë për të ndihmuar në ndërtimin e centralit të dytë bërthamor të Hungarisë, tha ministri...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madhe të saj të ndihmës ushtarake që i ka ofruar Ukrainës...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se profesori universitar, Mensur Neziri, do të jetë kandidat për...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka imagjinuar një bisedë të LDK-së dhe AAK-së rreth kërkesës së tyre...
    Lajme29 Maj 2024
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media...
    Sport29 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll në fillim të muajit qershor luan miqësoren kundër Norvegjisë. Norvegjia dhe Dardanët do të përballen me 5...
    Lajme29 Maj 2024
    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që...
    Sport29 Maj 2024
    Newcastle United ka konfirmuar me anë të një komunikate se ka liruar nga skuadra 11 lojtarë nga ekipi, para nisjes së rinovimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.