×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Banka

    Bankat komerciale prezantojnë mundësitë për qasje në financa për bizneset e prekura nga COVID-19

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe.

    Sic thuhet në kumtesën e lëshuar nga OEAK, gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e bankave komerciale patën mundësinë të prezantojnë ofertat dhe produktet e tyre aktuale përmes të cilave synojnë t’i ndihmojnë bizneset të përballojnë më lehtë krizën e shkaktuar si pasojë e masave kufizuese për parandalim të pandemisë COVID-19, por edhe të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet që mund të kenë nevojë për investime të reja pas përfundimit të pandemisë.

    Milazim Abazi, kryesues i Komitetit të Financave të Odës Ekonomike Amerikane, duke folur mbi problemet e shumëta të bizneseve në këtë kohë, me theks të veçantë tek ato me likuiditet, theksoi se për sektorin privat është jetike të ofrohet mbështetje shtesë nga ana e bankave komerciale përtej masave të dakorduara në bashkëpunim me Bankën Qendrore për shtyrje të kësteve.

    Sipas Abazit, në harmoni me mundësitë e bankave, bizneset në vend kanë nevojë për qasje më të lehtë në financa, ashtu që të vazhdojnë operimin e tyre në mënyrë normale.

    Adonis Bllacaku, kryesues i departamentit të biznesit në Bankën për Biznes, theksoi se kjo bankë ka krijuar pako specifike për të lehtësuar qasjen në financa për mikrobiznese, grup ky i cili është në fokus për mbështetje nga ana e kësaj banke.

    Ai tha se me synim për të vazhduar përkrahjen ndaj bizneseve, BPB ka aprovuar limite të reja deri në 30% të limitit të zakonshëm për klientët ekzistues, duke u mundësuar kështu ndërmarrjeve qasje në fonde shtesë për zhvillim të veprimtarive dhe rifillim të aktiviteteve të tyre.

    Sipas Bllacakut, kjo përqindje e fondeve shtesë nuk ka qenë përfundimtare dhe banka është e hapur ndaj mundësive të tjera, ndërsa rekomandimet specifike nga bizneset janë shumë të mirëseardhura për zhvillim të mëtutjeshëm të produkteve.

    Lulzim Tahiri, menaxher i departamentit për bankim të NVM-ve në bankën TEB, tha se edhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndërprerje të proceseve të kreditimit brenda bankës, derisa janë ofruar edhe shtesa në linjat kreditore të klientëve ekzistues të bankës TEB.

    Tahiri u shpreh se si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, banka TEB përtej shtyrjes së kredive ka ndarë edhe fonde të veçanta për kredi të dedikuara në mbështetje të bizneseve për mbulim të pagave dhe kostove të tjera operacionale, si dhe për furnizim varësisht nga lloji i biznesit. Sipas Tahirit, të gjitha masat mbështetëse janë marrë në përputhje me rekomandimet e Bankës Qëndrore të Kosovës.

    Armend Haxhiu, kryesues i departamentit të biznesit në ProCredit Bank, potencoi se as kjo bankë nuk i ka ndaluar proceset e kreditimit, derisa ka ofruar shtyrje të pagesave të kredive për klientët në vështirësi financiare konform me rekomandimet e BQK-së.

    Haxhiu po ashtu tha se si rrjedhojë e vështirësive të ndryshme të krijuara nga pandemia, ProCredit ka lidhur marrëveshje me institucione financiare ndërkombëtare, të cilët kanë ofruar linja kreditore për mbështetje të mëtutjeshme të bizneseve kosovare.

    Ai theksoi se banka ProCredit në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka krijuar një ofertë për të mbështetur investimin në platforma elektronike, në mënyrë për të lehtësuar zhvillimin e shitjeve online, i cili është dëshmuar të jetë shumë i nevojshëm sidomos gjatë kësaj periudhe./kp/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.