×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Jordania i dhuron Kosovës gjysmë milioni maska dhe 24 tonë pajisje tjera kundër Covid-19

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Shteti i Jordaninë i ka dhuruar Kosovës një kontingjent prej 24 tonësh pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19, përfshirë maska, mantele, dezinfektues, etj.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili ka falënderuar mbretin Abdullah ll për mbështetjen në këtë kohë pandemie.

    Faleminderit Jordani!

    Sot, së bashku me Ambasadorin tonë në Shqipëri, z. Nait Hasani pata nderin që të pranoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjysmë milioni maska, 10,000 mantele, 5,000 kominoshe dhe 30,000 dezinfektues, të gjitha këto pjesë e kontigjentit 24 tonësh të dërguar enkas si ndihmë për Kosovën, për ta mposhtur COVID-19 nga miku i madh i vendit tonë, Mbreti Abdullah II.

    Me këtë rast, në emër të Qeverisë falënderova popullin dhe shtetin mik të Jordanisë, në veçanti Mbretin Abdullah II për mbështetjen vëllazërore të ardhur me aeroplan special nga Jordania. Me këtë rast shpreh vlerësimin për kolegun tonë, Prof. Arianit Shehu, që u angazhua maksimalisht që ky donacion nga Jordania të bëhet realitet.

    Miqtë e mirë dihen në ditë të vështira, faleminderit Jordani!

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.