Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Hoti këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se temë diskutimi ishin shumë çështje aktuale me rëndësi jetike.
Ai ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën drejt BE-së.
Postimi i plotë:
Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.
Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE.