×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mosmbajtja e maskës s`është vepër penale, qytetarët të hutuar

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Dikush me të. E dikush pa të.

    Por këso laramanie, me gjasë, nuk do të ketë më.

    Mbajtja e maskës, që deri tani është lënë në ndërgjegjen e secilit vetvetiu, shpejtë mund të bëhet obligim për çdo qytetarë.

    Kjo në rast se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë miratohet një vendim që obligon diçka të tillë, mosrespektimi i së cilit sipas Kryeministrit Hoti, pastaj do të përbënte vepër penale.

    Me deklaratat e Hotit nuk po pajtohen juristët.

    Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi thotë se mosmbajtja e maskës nuk përbën vepër penale për qytetarët – përjashto këtu ata që janë të infektuar.

    Në bazë të ligjit të aplikueshëm, Qeveria, institucionet ne Kosove mund t`i zbatojnë këto masa vetëm ndaj personave që janë infektuar me COVID-19, qytetarët e tjerë, të cilët mund ta kenë këtë sëmundje dhe të cilët mund të mos kenë simptoma dhe mund të mos e dinë, edhe në rast të përhapjes nuk mund të jenë subjekt i procedurës penale”, theksoi ai.

    Pos juristëve, as qytetarët, nuk po pajtohen me deklaratat e Hotit për vendosjen e maskës, i cili gjatë kohës sa mbajti fjalimin, nuk e pati vet një të tillë.

    “Ai mundet të më  dënoj,  po nuk ka të drejtë, se unë e dënoj vetveten”, thotë një qytetar.

    “Jo me i denu, po pak me i frikësu, tregon një qytetar tjetër.

    E mbajtja e maskave nga qytetarët mbetet në vullnetin e tyre për aq kohë sa nuk miratohet Ligji për Parandalimin e COVID-19.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të miratojë një ligj të veçantë që qytetarët të jenë të obliguar të zbatojnë këto masa. Në mungesë të një ligji COVODI-19 mbetet në vullnetin e qytetarëve për t`i respektuar apo jo masat”, theksoi Miftaraj për Front Online.

    Iniciativën për krijimin e këtij ligji e kishte nisur Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, por përkrahje  nismës së saj nuk i patën dhënë asnjëra prej partive politike në Kuvend – përfshirë edhe partinë e saj, LDK-në./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Selmanaj tha...
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10000 euro. Rasti ka ndodhur në...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tregoi kur përfundojnë dy rrugët në të cilat është duke u punuar, rruga Prishtinë – Mitrovicë dhe...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë së...
    Kronika29 Tetor 2024
    Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimaqku që u largua qe po kërkohej qe disa ditë, u gjet...
    Lajme29 Tetor 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku, sollën para drejtësisë së Republikës së Kosovës, tre nga 45...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vazhduar takimet masive me qytetarë në Kaçanik. Hamza ka thënë se me me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.