×
  • Lajme
  • Lajme

    24 orët kritike të Etem Arifit, burg ose liri

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës Etem Arifi, ka edhe një ditë në dispozicion për të pritur nëse do të përfundoj në burg për 1 vit e 3 muaj, apo do të vazhdoj të qëndroj në liri.

    Kjo pasi që ai ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, ankesën e tij në lidhje me këtë vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.

    Se lënda është duke u trajtuar nga Gjykata e Apelit e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i kësaj gjykate Arber Jashari.

    Jashari ka sqaruar se brenda tri ditëve të trajtimit të lëndës, do t’i kthejnë përgjigje Arifit.

    “Lënda në fjalë ka ardhur më 29.06.2020. Gjykata e Apelit do të marr një vendim brenda afatit ligjor, i cili është tre ditë”, ishte përgjigja e Jasharit për IndeksOnline.

    Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove. Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptianë si edhe subvencionet nga Zyra e ministrit për Integrime për festimin e Ditës së Flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u ishin dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.