×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Pobjeda”: Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të Malit të Zi

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Turistët që planifikuan të kalojnë verën e tyre në Mal të Zi kanë zgjedhur destinacion tjetër konkurrent. Mediumi malazez “Pobjeda”, shkruan se për shkak të masave të rrepta për hyrje në Mal të Zi shkaku i pandemisë së koronavirusit, turistët po zgjedhin Shqipërinë.

    Këtu shto faktin se Mali i Zi e ka bërë kusht për turistët provën e testit se janë negativë ndaj COVID-19.

    “Pobjeda” po ashtu shkruan se industria e turizmit në Mal të Zi po propozon heqjen e testit për COVID-19 dhe futjen e kontrollit “më të fortë”.

    Këto shkrime të mediumit malazez i përcjell agjencia serbe e lajmeve, B92.

    Agjencia serbe thotë se sipas Shoqatës së Hoteleve dhe Apartamenteve të Komunës së Ulqinit, masat më të favorshme të hyrjes të paraqitura nga Shqipëria kanë bërë që bregdeti shqiptar të ketë turistë gati se njëjtë sikurse vitin e kaluar, përcjell Zeri.

    Thënë ndryshe rreth 90% e kapacitetit krahasuar me atë të vitit të kaluar.

    Mediumi “Pobjeda” e Podgoricës, shkruan se duke pasur parasysh situatën e krijuar me turizmin dhe ndikimin e madh që ka turizmi në ekonominë e Malit të Zi, kjo industri pret që institucionet kompetente në Mal të Zi të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që do të lejojnë që aktivitetet ekonomike të përfitojnë nga pjesa tjetër e sezonit turistik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Opozita ka bllokuar rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri pasditen e sotme, në vijim të mosbindjes civile. Skenari që ka ndjekur opozita është duke...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Nënpresidentja Kamala Harris pritet të paraqesë sot argumentet përmbyllëse të fushatës në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Jetmir Durmishi, ka sqaruar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim deri tani për shkak...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka kritikuar keq planifikimin që ka ndodhur në Komunë, duke e cilësuar si një rast që ka...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk pajtohet me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave. SPK përshëndet çdo vendim...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në një reagim të tij,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Në gjykimin për rastin e njohur si “Ukë Rugova II”, 15 të akuzuarit për mashtrim me viza janë shpallur të pafajshëm. Vendimi...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur kryeministrin Kurti, ”Albin kompjuteri”. Kjo në një reagim të tij pas zhvillimeve të sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.