×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja lihet jashtë draft-listës së vendeve të sigurta për hyrje në BE

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë miratuar një listë fillestare të sigurisë për qytetarët e shteteve të tjera, të cilët do të mund të udhëtojnë drejt territorit të BE-së dhe Zonës Schengen nga 1 korriku. Në listë nuk ndodhen Shtetet e Bashkuara.

    Në këtë listë janë përfshirë Australia dhe Kanadaja, në mesin e vendeve të tjera. Kina do të përfshihet, nëse ua lejon hyrjen në territorin e vet qytetarëve të BE-së, ndërsa Britania e Madhe do të trajtohet në mënyrë të ndarë.

    Lejimi i hyrjes në vendet e Bashkimit Evropian është ofruar në bazë të shkallës së infeksionit, aftësisë së vendeve për t’i përcjellur kontaktet e pacientëve dhe për të ofruar të dhëna të besueshme shëndetësore si dhe në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Megjithatë, vendet që ndodhen në këtë listë nuk janë të detyruara t’i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e saj. Për më tepër, lista ka vetëm karakter këshillues dhe nuk është obligative për t’u zbatuar nga vendet anëtare, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Në kohë të krizave, kontrolli i kufijve është nën komeptencën e qeverive veç e veç, por Gjermania, e cila do ta ketë presidencën e BE-së nga 1 korriku, beson se Bashkimi Evropian duhet të veprojë bashkërisht sa i përket pandemisë.

    Lista me vendet e cilësuara si të sigurta për udhëtime drejt BE-së do të publikohet para datës 1 korrik dhe do të përditësohet rregullisht më pas.

    Greqia, e cila varet shumë nga turizmi, ka kërcënuar se do të marrë masa të njëanshme në lidhje me hyrjen e të huajve në territorin e saj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.