×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Florida dhe Teksasi shënojnë rekord të rasteve me Covid-19, pezullojnë largimin e masave

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Rastet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara kanë shkuar në mbi 2.5 milionë. Florida dhe Teksasi kanë shënuar rekorde të rasteve të reja.

    Rritja e numrit të rasteve në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara erdhi pasi bizneset u lejuan të rihapen në javët e fundit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Të shtunën, Florida i raportoi më shumë se 9,500 raste të reja, mbi 500 më shumë se një ditë më parë, që gjithashtu ishte rekord. Kjo rritje i ka shtyrë zyrtarët shtetërorë që t’i forcojnë kufizimet ndaj bizneseve përsëri, njësoj siç ka vepruar edhe Teksasi.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të personave me koronavirus në Florida ka shkuar në mbi 132,000, ndërsa më shumë se 3,300 pacientë kanë vdekur.

    Shumë shtete të tjera në pjesën jugore të ShBA-së kanë raportuar rritje rekorde të rasteve ditëve të fundit pas largimit të masave kufizuese dhe pas hyrjes së shumë njerëzve nga rajonet e tjera.

    Javën e kaluar, Teksasi, Florida dhe Arizona i pezulluan planet për rihapje në përpjekje për ta luftuar përhapjen e mëtejme të virusit të ri.

    Këshilltari kryesor qeveritar për koronavirusin, Dr.Anthony Fauci, disa ditë më parë tha se vendi ka një problem serioz me pandeminë. Mbi 125,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkuara.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Të tjera
    Sport14 Korrik 2025
    Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe. Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.