Komuna e Podujevës ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike familjet e vetizoluar për shkak të koronavirusit.
Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Për të gjitha familjet, të cilat, shkaku i familjarëve të infektuar me COVID19, janë vetizoluar, duke i respektuar udhëzimet e IKSHP-së, Komuna e Podujevës ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjenike”, ka shkruar Rudari në Facebook.