×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimi për djegien e serverëve, Komuna e Podujevës shpjegon se çka ndodhi

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Është raportuar për djegien e serverëve të administratës në komunën e Podujevës.

    Ky shqetësim u ngrit nga aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi Jashari.

    Por, pushteti lokal atje e mohon se ka ndodhur një rast i tillë, fillimisht përmes zëdhënësit Fatri Zhitia e më pas edhe përmes një reagimi më të zgjeruar e ka sqaruar situatën.

    Në reagim thuhet se asnjëherë nuk janë cënuar të dhënat personale të qytetarëve.

    “E vërteta është se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë mëngjesit të së enjtes të javës së kaluar, disa hardisqe kanë pësuar defekte, të cilat janë të natyrës teknike dhe janë të menaxhueshme. Pra, infrastruktura bazë është e paprekur dhe funksionon siç duhet dhe se defektet e krijuara janë të riparueshme. Ju njoftojmë gjithashtu se mbarëvajtja e punëve administrative në Komunën e Podujevës po zhvillohet normalisht”, thuhet në njoftim.

    Tutje në reagimin e komunës thuhet se edhe pas defekteve në këto hardisqe, nuk janë humbur të dhënat, pasi ato janë të ruajtura në kompjuterët e zyrtarëve, në programet aplikative siç janë intraneti, uebfaqja zyrtare, programet e financave dhe ato të dhëna janë duke u rikthyer në sistem nga zyrtarët e IT-së.

    “Por, nuk bëhet fjalë për të dhëna të qytetarëve, pasi ato ruhen në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) në nivel qendror. Kjo është një garanci që, pavarësisht ngjarjeve të papritura, Komuna është në gjendje të ofrojë shërbime të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët tanë”.

    Lajmet e tilla se kinse është djegur serveri i Komunës, përveçqë janë të pavërteta, ato janë edhe tendencioze, dashakeqëse dhe kanë për qëllim të krijojnë panik dhe huti te qytetarët. I sigurojmë qytetarët se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe nuk duhet të shqetësohen aspak për këtë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Andi Pajazitit, i cili akuzohet për vrasjen në lokalin “Bon...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj...
    Të tjera
    Opinione05 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha:  Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka replikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore. Ai e quan këtë dokument...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pro këtij projektligji kanë votuar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut. “Policia  e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.