×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Ka mirëkuptim të plotë në BE për nevojën për liberalizim të vizave

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vizitën që kishte në Bruksel dhe takimet me zyrtarë të lartë të BE-së.

    Hoti ka thënë se ndër temat kyçe që janë diskutuar ka qenë edhe çështja e liberalizimit të vizave.

    Hoti ka thënë se sa i përket vizave ka një mirëkuptim të plotë nga ana e Komisionit dhe Parlamentit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim.

    “Ka një mirëkuptim të plotë nga ana e PE dhe KE-së për nevojën e Kosovës që të lëvizim lirshëm. Siç e keni pa një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares Merkel dje, deputetë nga të gjitha grupet parlamentare dhe kjo na bën me shpresë se ka një pajtueshmëri mes të gjithë grupeve parlamentare për vizat. Sa i përket vizave është në interes që ka një mirëkuptim nga ana e Komisionit dhe Parlamentit që ne i kemi plotësuar kushtet. Janë dy tre vende që janë pak skeptike në këtë proces, por ne do të punojmë me to. Gjithsesi unë asnjëherë nuk do të japë datë sepse kjo nuk varet prej neve”, u shpreh Hoti.

    Ai po ashtu ka thënë se ka falënderuar institucionet e BE-së për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës për luftimin e pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.