×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zëvendësministrja e Jashtme të Shqipërisë: Hoti do të duhej të shkonte në Washington

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë Edith Harxhi në studion e “ABC News” ka folur për akuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

    Harxhi tha se çështja e Kosovës nuk duhet të krahasohet fatin e individëve, ndërsa shtoi se Kosova po përballet me një nga situatat më të vështira.

    Ajo shtoi se Bashkimi Evropian ka dështuar për dhënien e vizave në Kosovë dhe vazhdon të tregojë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret.

    Ajo u shpreh se nuk ka pasur vullnet politik dhe se ka një ndarje të madhe politike për fatin e Kosovës.

    “Çështja e Kosovës nuk është çështje e individëve. Ashtu siç nuk e kemi lidhur më parë me Ramush Haradinaj apo ushtarëve të tjerë që kanë shkuar në Hagë. Nuk duhet të krahasojmë çështjen e Kosovës me fatin e individëve. Për momentin që po kalojmë imazhi i Kosovës është cenuar, por edhe imazhi i Presidentit të Kosovë sepse është institucion”.

    “Besoj që të dy janë në kohë për të gëzuar karrierë politike pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Nëse do të kishim konfirmim të akuzës mendoj që do të duhet të japë dorëheqjen. Por situata politike në Kosovë do të vështirësohej. Duhet të kalojmë përtej individit këtë rast, sepse Kosova është më e rëndësishme. Kosova sot është në një nga ditët më të vështira.Ne duhet ta shohim çështjen me vërtetësinë e saj. Serbia është faktorizuar mjaft. Kjo për shumë arsye sepse ne shqiptarët kemi harruar çështjen e Kosovës, pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Shqipëria nuk do të jetë shtet funksional”.

    E dyta e diplomacisë shqiptare gjatë intervistës se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nuk duhet të kishte anuluar pjesëmarrjen në Washington.

    “Mendoj që Kryeministri Hoti duhet të kishte marrë pjesë në Washington, pavarësisht problemeve të brendshme. Të paktën ai duhet të ishte atje, sepse mund të ishte një tjetër fitore për Kosovën. Kam informacion që vendimi i tij ka qenë i konsultuar. Besoj që Samiti i Parisit mund të mbahet, por pres që amerikanet të japin një datë tjetër, në momentin që do të qartësohet në Prishtinë se çfarë do të ndodhë me institucionin e Presidentit. Dy takimet nuk mu duken komplomentare, por dolën që ishin të dakordësuar me njëra-tjetrën”.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Të tjera
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...
    Front TV05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Sport05 Maj 2024
    Ka vdekur ish-baskebollsti i NBA, Darius Morris. Morris vdiq në moshën 33-vjeçare. Ai luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.