×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca e konfirmon anulimin e udhëtimit të Thaçit në Washington

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Presidenca ka konfirmuar anulimin e vizitës së presidentit Hashim Thaçi, në Washington pas ngritjes së aktakuzës, nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Lajmin për anulimin e vizitës së Presidentit në Washington e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

    “Presidenti i Kosovës posa na njoftoi se e ka anuluar udhëtimin e tij për në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për mos pjesëmarrje në diskutime derisa çështjet ligjore të këtyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell në Twitter./Front Online

    LAJMI I FUNDIT: Presidenti Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Washingtonit

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.