×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Financa

    Qeveria Hoti paralajmëron uljen e pagave në sektorin publik

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Zëvendëministri i Financave Agim Krasniqi, ka folur për mosratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Krasniqi në edicionin special në Klan Kosova tha se kjo është një humbje e madhe.

    “Natyrisht që është humbje për shkak që qeveria është në fazën e rishikimit të buxhetit. Qeveria është zotuar të mobilizojë fonde nga të gjitha llojet edhe kredi të ndryshmë. Deri më tani janë dikun 120 milionë e që me kalimin e kohës do të jenë 235 milionë. Në procesin e rishikimit ka hyrë edhe pakoja emergjente. Këto fonde do të krijonin një bazë të mirë për tejkalimin e fazës emergjente. Ka mundësi të dytë për votimin e këtyre marrëveshjeve dhe po shpresoj që të ndodhin. Këto marrëveshje kanë filluar të negociohen edhe nga qeveritë e tjera edhe para qeverisë Kurti, kurse pakoja është miratuar nga Qeveria Kurti”.

    Ai shtoi se si pasojë e vështirësisë për mobilizimin e fondeve shtesë qeveria mund të jetë e detyruar që të shkurtojnë edhe pagat në sektorin publik.

    “Është shumë e vështirë të mobilizohen fondet e brendshme, sepse edhe ato që i kemi mobilizuar nga fondet e privatizimit ato tanimë veçse janë në tabelat e buxhetimit, prandaj fondet e tjera është vështirë ti marrim. Asnjë projekt i ri nuk po ndodhë nga kjo qeveri por janë nga qeveria e kaluar domethënë Do të detyrohemi që të shkurtojmë mallrat dhe shërbimet, ose pagat në sektorin publik. Kjo është një humbje e madhe. Ne diskutuam për pesë marrëveshjet por ka edhe të tjera”.

    “Psh Komisioni Evropian ka thënë se do ti japë 100 milionë euro. Prandaj ne jemi të detyruar që të rishikojmë edhe njëherë strukturën e buxhetit. Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak fonde për rimëkëmbje ekonomike. Për të ndodhur pagesat e atyre prej 170 euro, atyre që i kanë humbur vendet e punës 130 euro, dhe të atyre që janë regjistruar për herë të parë 100 euro. Edhe pagesa e qërave, edhe këto mund të vonohen për shkak të rishikimit”.

    Numri dy i financave në Kosovë theksoi se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve do të lehtësonte situatën në vend.

    “Nëse këto marrëveshje kalojnë e kalon edhe rishikimi i buxhetit atëherë nuk kemi nevojë të marrim procedura të njëjta. Deri sot ne kemi pritur që të mbledhim të hyra nga sektori privat, por tani për shkak të situatës ata presin që shteti një pjesë të humbjes. Nëse nuk kthehet pandemia atëherë vlerësojmë se dëmi nga të ardhurat e përgjithshme janë tre përqind”.

    Zëvendësministri i financave foli edhe për iniciativën e qeverisë për lejimin e tërheqjes së mjeteve deri në 10 për qind nga qytetarët në Fondin e tyre të Kursimeve Pensionale, që sipas tij akoma janë në nivelin e diskutimit të modaliteteve.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet,...
    Ekonomi30 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për investime kapitale për vitin 2025 do të jetë 930...
    Lajme30 Tetor 2024
    Dy vëllezërit Gëzim dhe Faik Gashi të dyshuar në plantacionin milionësh të drogës në Pejë, janë arrestuar sot pas disa jave në...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka komentuar deklaratën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Sigurimit të OKB-së, e cila e cilëson Oliver...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike. Sipas...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është shteti më pro-evropian që përfaqëson vlerat...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike. Sipas...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, pasi ka marrë idetë dhe sugjerimet e qytetarëve nëpër komunat e Kosovës, punëtorinë e fundit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit të OKB-së ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është garanci për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.