×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bruksel shkon Avdullah Hoti, jo edhe Hashim Thaçi

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Në takimin e 25 qershorit në Bruksel do të shkojë kryeministri Avdullah Hoti, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi.

    Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj brenda presidencës.

    Klan Kosova po ashtu ka mësuar se kryeministri kosovar në Bruksel do të takohet vetëm me përfaqësuesit europianë, por jo edhe ata të Serbisë.

    Në ndërkohë, shefi i qeverisë kosovare mbrëmjen e djeshme e ka treguar agjendën e këtij takimi.

    “Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister”.

    “Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Takimi i Brukselit do të mbahet dy ditë para takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington ku pritet të rifillojë dialogu mes të dyja vendeve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Departamenti i Inspektimit në kuadër të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Reagimi në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të...
    Lajme22 Korrik 2025
    Njerëz nga më shumë se 60 vende të ndryshme të botës tashmë i kanë blerë biletat dhe kanë rezervuar hotelet e bujtinat,...
    Të tjera
    Vip22 Korrik 2025
    Blogerja e njohur Sara Hoxha, pas disa ditësh pushimi në jug të Shqipërisë, ka vendosur të kalojë disa ditë relaksi në Francë....
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Një foshnjë e porsalindur ka vdekur në Tiranë, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Sipas Panorama.al, shtetasi me iniciale Xh. Q.,...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Vendimi i 22 Korrikut 2010 nga GJND është një nga ngjarjet më të rëndësishme në...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Djersa mbulon fytyrën e Isaac Barnes nën velin e tij të bletarit, ndërsa ai transporton kuti me huall mjalti nga kosheret e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se opinioni i GJND’së ishte një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës. “Më 22...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë ishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.