×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Luftë mes bandës së djemve të El Chapos dhe asaj të Caro Quinteros, disa të vrarë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Të paktën 10 trupa të pajetë u gjetën në anë të një rruge në veriperëndim të Meksikës një ditë pas njër beteje të dhunshme mes bandave të karteleve të drogës. Sipas mediave meksikane, grupet rivale mendohet të ishin të djemve të El Chapo-s dhe të Rafael Caro Quintero-s.

    “Fushëbeteja” ishte në rrugën që lidh qytetet Cabora dhe Sonoyta në shtetin Sonora, rreth 144 km larg kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat lokale shkruajnë se 10 persona u grabitën të premten e kaluar pas një sulmi të nisur nga banda e Héctor Luis Palma Salazar, ish-ortakut të Joquin Guzman. Ndërsa viktimat mendohet se janë pjesë e grupit të Rafael Caro Quintero.

    Pavarësisht ngjarjeve tragjike, mbetet ende e paqartë nëse djemtë e El Chapo-s, Jesús Alfredo Guzmán, Iván Archivaldo dhe Ovidio Guzmán López, janë në konflikt me organizatën e Caro Quintero-s. Që prej daljes së këtij të fundit nga burgu, mendohej se ata ishin bashkuar për të luftuar një tjetër kartel të fuqishëm droge “Jalisco Nueva Generacion” në shtetin Miçoakan.

    Quintero, jeta e të cilit portretizohet në serialin “Narcos: Mexico”, ka qenë bashkëthemeluesi i Kartelit të Guadalaharës, me Miguel Ángel Félix Gallardo dhe Ernesto Fonseca Carrillo.

    Në vitin 1985, Quintero ishte pjesë e grupit që urdhëruan vrasjen e agjentit të DEA-s Enrique Camarena, një histori që tregohet edhe në serialin e Netflix, Narcos Mexico. Quintero u arrestua në vitin 1985 dhe u dënua në Meksikë me 40 vite burg, por në vitin 2013 u la i lirë nga Gjykata për një kleçkë teknike. E kur Gjykata vendosi të nxirrte sërish një urdhër arresti, ai tashmë ishte zhdukur. Ai konsiderohet si “bosi i fundit i madh i narkotrafikut”, pas arrestimit të Joaquin El Chapo Guzman.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.