×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Odat ekonomike kërkojnë veprim të shpejtë të Kuvendit për implementimin e masave në mbështetje të biznesit

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Shpërthimi i pandemisë COVID19 dhe kufizimi i aktiviteteve ekonomike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë ka bërë që gati të gjitha ndërmarrjet në Kosovë të ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre, mbijetesa e një pjese të të cilave rrezikohet në mënyrë serioze.

    Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të pandemisë kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës.

    Meqë asnjë nga masat në mbështetje të bizneseve nga Pakoja Emergjente Fiskale nuk janë zbatuar deri në fund, edhe për shkak të nevojës së kryerjes së rishikimit buxhetor për vitin 2020, e pa të cilin nuk mund të fillojë as zbatimi i masave të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, kërkohet demonstrimi i konsensusit politik dhe veprimit të shpejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishikimin buxhetor por edhe për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e masave të parapara për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë COVID19.

    Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin besimin e tyre se vonesa në implementimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe nisjen e implementimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike do të vonojë edhe mbështetjen për shumë ndërmarrje të cilat sot ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre e rrjedhimisht do ta vonojë edhe rikuperimin ekonomik të vendit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.