×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi paralajmëron kufizime të reja me viza për punëtorët e huaj

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shtunën ka thënë se pas disa ditësh do të njoftojë për kufizimet e reja të vizave për ta bllokuar hyrjen e punëtorëve të huaj dhe për t’i mbrojtur amerikanët që po përballen me vështirësi në tregun e punës, i cili është goditur rëndë nga pandemia.

    “Ne do të japim njoftim për diçka rreth vizave nesër ose pasnesër”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë për kanalin Fox News. I pyetur nëse do të kishte përjashtime për persona të caktuar nga kufizimet e rea, ai tha se do të jenë shumë pak të tilla, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    “Ju keni nevojë për to për bizneset e mëdha, ku ata kanë njerëz të caktuar që kanë ardhur për një kohë të gjatë, por do të ketë shumë pak përjashtime dhe ato do të jenë goxha të shtrënguara dhe ne mund të qëndrojmë shumë të shtrënguar për një periudhë kohore”, tha presidenti amerikan.

    Kritikët thonë se Trumpi duket se është i vendosur që ta përdorë pandeminë për ta arritur qëllimin e tij të vjetër për kufizimin e imigrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi i tij i ashpër ndaj imigrimit është në pjesën qendrore të premtimeve të tij para votuesve në kohën kur do të garojë për mandatin e dytë si president.

    Kompani të rëndësishme amerikane, sidomos ato të sektorit të teknologjisë, i kanë bërë thirrje Trumpit që të përmbahet nga bllokimi i ardhjes së punëtorëve të huaj në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte ekonominë.

    Në muajin prill, presidenti Trump dha urdhër për bllokimin e përkohshëm të disa të huajve nga e drejta e përhershme e banimit në Shtetet e Bashkuara.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.