×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Në Washington presim projekte ekonomike për Kosovën

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar komunën e Pejës, i shoqëruar nga ministrat, Arban Abrashi, Besian Mustafa dhe Ministrja Vlora Dumoshi ai ka takuar kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

    Kryeministri Hoti i pyetur se çfarë pret nga takimi në Washington të shtunën e ardhshme, deklaroi se fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Presim të rifillojmë procesin e dialogut, fokusi siç është bërë e ditur nga zyrtarë të adminsitratës amerikane do jetë në bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve tanimë tash së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe kabinetin qeveritar ne jemi duke i zhvilluar idetë tona, me projekte madhore infrastrukturore që e ndryshojnë komplet peisazhin ekonomik në Kosovë dhe në krejt regjionin. Janë disa projekte që unë besoj se për një periudhë afatmesme do ta kthejnë Kosovën në qendër të aktivitetit ekonomik në nivel të regjionit”, ka thënë Hoti.

    Në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Hoti tha se ka lejuar tashmë praktikën e njëjtë që bëhet nga viti i 2011 dhe që administrohet nga OSBE’ja në Kosovë për mbledhjen e votave.

    “Nga viti 2011, ka një aranzhim në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.Unë kam lejuar të njëjtat aranzhime të këtyre zgjedhjeve edhe tash përmes OSBE’së”, u shpreh kryeministri Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    KEDS ka lajmëruar se nga nesër do të nisë shkyçjen nga rrjeti për konsumatorët që që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të...
    Front TV30 Korrik 2025
    Një zjarr ka shpërthyer afër lokacionit të njohur si “Rrethi i Ismetit” në rrugën Prishtinë-Mitrovicë tek një fabrikë. Ende nuk dihet shkaku...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të 35-vjeçarit, Rrahim Latifi. E para e vendit...
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit edhe këtë vit do t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa 1 deri në...
    Lajme30 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aleanca me NATO-n në krye me SHBA-në është qenësore për Kosovën. Haradinaj duke iu...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE),  për afatin 60-ditor të furnizimit...
    Kronika30 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16 prill...
    Kronika30 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë. Një person, nga fshati Lladroviq nga familjarët është dërguar nga familjarët...
    Lajme30 Korrik 2025
    Nesër në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Milosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.