×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Taksa e reciprociteti janë hequr, por Serbia s’po mund ta kthejë tregun kosovar

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Pas shfuqizimit të masave të reciprocitetit, vetëm brenda 12 ditëve, Serbia në tregun e Kosovës ka futur produkte në vlerë prej 8.5 milionë eurosh, përderisa Kosova ka eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej vetëm 1.1 milion euro.

    Këto të dhëna i bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur nuk ka qenë në fuqi as taksa doganore 100 për qind dhe as reciprociteti, Stavileci thotë se ka një rënie të produkteve të importuara nga Serbia.

    “Jemi shumë mbrapa kthimit në parametrat e njëjta, pasi që nëse merren 12 ditë që nga heqja e reciprocitetit, kemi mbi 8 milionë euro dhe nëse vazhdon ky trend nënkuptojmë që në një muaj të plotë mund të kemi deri në 16 milionë euro import të mallrave nga Serbia, derisa para zbatimit të masës 100 për qind, importi mujor nga Serbia ka arritur shifrën e 35 milionë eurove”, tha Stavileci.

    Taksat e grumbulluar gjatë kësaj periudhe nga importi me Serbinë, sipas Stavilecit, janë mbi 1 milion euro.

    Produktet të cilat janë importuar më së shumti gjatë kësaj kohe nga Serbia, shton Stavileci, janë produktet ushqimore dhe ato ndërtimore.

    Për afër dy vjet, ndaj produkteve të Serbisë Kosova kishte vendosur taksë doganore 100 për qind dhe pas heqjes së taksës doganore, për një kohë kishte aplikuara masa të reciprocitetit.

    Më 6 qershor, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë për t’i hapur rrugë dialogut Kosovë – Serbi i cili ishte ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës doganore.

    Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se taksa 100 për qind për produktet nga Serbia ka pasur efekte pozitive për prodhuesit vendorë.

    Disa kompani serbe, të cilat kanë eksportuar në Kosovë, sipas tyre, tanimë kanë humbur tregun, pasi që ato produkte janë zëvendësuar me produkte vendore në disa raste e në disa të tjera me produkte të vendeve tjera fqinje, por edhe tëvendeve të Bashkimit Evropian.

    Para vendosjes së taksës doganore në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

    Ky shtet brenda një viti eksportonte në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë eurosh.

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Ekonomi16 Korrik 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe...
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, përmes një videoje ka folur për problemet e Ferizajt...
    Vip17 Korrik 2025
    Dy artistët e njohur, Elineli dhe Xuxi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Nalu”, titullohet bashkëpunimi i tyre, të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, Nezir Kraki e ka vazhduar edhe nga veturi mllefin, tash edhe ndaj mediave, që raportuan fjalët...
    Sport17 Korrik 2025
    Klubi futbollistik nga kryeqyteti, FC Prishtina, nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e skuadrës moldave FC Sheriff Tiraspol, në “Fadil Vokrri”....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.