×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amerika Latine regjistron rritje të rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Përderisa disa vende rifillojnë ekonomitë, të tjerët forcojnë masat e kontrollit të cilat duket se kanë humbur efektin e tyre.

    Bogota

    Në Kili numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) është 225.103 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 3.841 që nga 3 marsi kur u paraqit rasti i parë me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Pas më shumë se një muaj mbyllje në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ku jetojnë 7 milionë banorë, numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 nuk ka shënuar rënie. Ekspertët thonë se kjo është për shkak se njerëzit nuk respektojnë rregullat e karantinës, të cilat kanë arritur të ulin lëvizshmërinë vetëm me 30 për qind.

    Megjithatë, autoritetet nuk pranojnë të vendosin qytetin në “letargji” pasi disa ekspertë kanë bërë thirrje për të frenuar në mënyrë drastike ngjitjen.

    “Nuk është e mundur të kryhet një masë si ajo, sepse ne do të mbetemi pa shërbime themelore”, tha në paraqitjen e raportit ditor ministri i Shëndetësisë, Enrique Paris.

    Përderisa javët kalojnë, respektimi i masave për distancimin shoqëror ka humbur forcën. Sipas policisë, që nga fillimi i pandemisë 100 mijë persona janë arrestuar në vend për mosbindje ndaj karantinës.

    Argjentinë

    Rastet me COVID-19 në Argjentinë vazhdojnë të shënojnë rritje tashmë për një javë, duke tejkaluar shifrën 1.000 në ditë dhe autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë mbi presionin ndaj sistemit shëndetësor. Këto shifra kanë çuar në një ngurtësim të mbylljes së qytetit Buenos Aires dhe rrethinës së tij, ku janë regjistruar 96 për qind e pacientëve të rinj.

    Mjekët u kanë dhënë fund turneve që presidenti Alberto Fernandez po bën në vend. Që nga dita e djeshme, presidenti është izoluar në rezidencën Olivos.

    Argjentina ka raportuar gjithsej 35.552 raste me COVID-19 dhe 929 vdekje.

    Guatemala

    Ministria e Punëve të Jashtme e Guatemalës njoftoi se 142 qytetarë të saj kanë vdekur nga koronavirusi jashtë vendit, shumica e të cilëve në SHBA dhe se të paktën 351 qytetarë të Guatemalës janë prekur nga COVID-19 jashtë vendit nga gjithsej 3 milionë që jetojnë jashtë.

    Ministria po ashtu tha se 142 qytetarë të saj kanë vdekur jashtë vendit, prej të cilëve 137 në SHBA, katër në Meksikë dhe një në Ekuador.

    Rreth 40 për qind e vdekjeve janë raportuar në New York City, ndërsa 22,5 për qind janë regjistruar në Silver Spring të shtetit Maryland.

    Po ashtu edhe në Brazil, vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në botë, janë raportuar gjithsej 978.142 raste të konfirmuara dhe 47.748 vdekje.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.