×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria i destinon 188 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Rishikimi i Ligjit për Buxhetin, i hartuar nga Qeveria e re, ka pësuar ndryshime. Pjesa më e madhe e tyre lidhen me menaxhimin e situatës me COVID – 19.

    Me projektligjin që ka arritur të sigurojë KOHA është formuar edhe Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. Kështu, Ministria e Financave obligohet që mjetet monetare të siguruara nga marrëveshjet ndërkombëtare të kalojnë në organizatat buxhetore që janë në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

    Vlera e këtyre ndihmesave shkon deri në 40 milionë euro. Përpos kësaj, në projektligj janë të theksuara edhe burimet e fondeve të tjera që janë siguruar për rimëkëmbje ekonomike.

    Nga burimet e rregullta buxhetore për Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike janë destinuar 74 milionë euro. Përveç kësaj, Qeveria e re ka planifikuar të bëjë nën-huazime nga ndërmarrjet publike, saktësisht rreth 14 milionë euro. Mbi 100 milionë euro janë buxhetuar nga procesi i likuiditetit dhe privatizimi, duke e çuar kështu deri në 188 milionë euro buxhetin për Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

    Ndër të tjera, Ministria e Financave si hartuese e këtij projektligji ka identifikuar edhe 120 milionë euro që pritet të buxhetohen për Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, por që burimi i tyre nuk është i cekur.

    Ndërkaq, shpenzimet për masat emergjente, sipas projektligjit që është miratuar në qeveri pritet të jenë mbi 200 milionë euro. Një pjesë e kësaj shume është marrë nga mallrat dhe shërbimet, nga pagat dhe shtesat e një pjesë e tyre edhe nga huamarrja.

    Pagesat e këtyre shpenzimeve nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ishin bllokuar në Kuvend, meqë nuk gjenin përkrahje nga shumica e deputetëve. Me rishikim të Ligjit për Buxhetin, Ministria e Financave ka ardhur në përfundim se do të ketë rritje të shpenzimeve rreth 25.2% për shkak të pandemisë.

    Edhe të hyrat pritet të jenë më të ulëta, pikërisht për shkak të situatës së krijuar me COVID – 19. Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave, të hyrat vjetore pritet të jenë 5.3% më të ulëta, e shtyrë kjo nga rënia e aktivitetit ekonomik.

    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Pritshmëritë e strukturave kryesore akomoduese përgjatë bregdetit të Durrësit nuk reflektojnë numrin e turistëve që ndodhen aktualisht aty. Një nga administratorët e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.