×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon seanca gjyqësore në rastin “Toka”, s’ka kushte për mbajtjen e distancës

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve dhe hapësirës së pamjaftueshme në sallën e gjykimit, është pamundësuar mbajtja e gjykimit ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”.

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra para fillimit të kësaj seance, për shkak të numrit të madh të palëve, ka kërkuar që në sallë të gjykimit të qëndrojnë vetëm palët, por jo edhe publiku.

    Ai po ashtu, ka kërkuar nga policia e gjykatës që t’i sistemojë palët në atë mënyrë që mes tyre të krijohet distanca prej 1 metër e gjysmë, raporton Betimi për Drejtësi.

    Mirëpo, për shkak se në këtë rast po akuzohen 17 persona, të cilët kanë të angazhuar edhe mbrojtës, si dhe për shkak se disa prej tyre janë nën masën e paraburgimit dhe të cilët janë të shoqëruar edhe nga shërbimi korrektues, është pamundësuar krijimi i kësaj distance.

    Në këtë mënyrë, trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Kalludra, për shkak të mos krijimit të kushteve për mbajtjen e kësaj seance, seancën e së enjtes e ka shtyrë në afat të pacaktuar.

    “Duke pas për bazat rrethanat që janë vënë për shkak të pandemisë, hapësirës së vogël të sallës së gjykimit, numrit të madh të palëve, pamundësinë e krijimit të kushteve, trupi gjykues ka marrë aktvendim qe seanca e sotme të shtyhet për një afat të pacaktuar”, ka thënë gjykatësi Kalludra.

    Ndryshe në këtë seancë ishte paraparë që të vazhdojë mbrojtjen i akuzuari Shaban Syla.

    Ai në këtë seancë kishte deklaruar se aktakuza ndaj tij nuk është e bazuar me asnjë provë dhe e tëra është mbështetur në dëshminë e dëshmitarit bashkëpunues N.B, që sipas tij, ka qenë i orkestruar dhe rekrutuar nga shteti i Serbisë.

    “Kjo akuzë, fillet i ka politike nga qarqe të caktuara, që doli në fund që dëshmitari N.B. ka qenë i orkestruar me disa njerëz në Beograd dhe doli që kjo aktakuzë kundër meje ka qenë krejt politike. Në raport me emrin tim ka qenë një goditje dhe lëndim shpirtëror, lëre më me gjithë këtë propagandë që është bë në këto katër vjet në bazë të pavërtetave, në bazë të dëshmitareve që janë rekrutuar jashtë vendit tim dhe kjo ka qenë lëndim që me të pavërteta dhe shpifje më kanë goditur dhe për këto nuk ndihem fajtor”, kishte deklaruar Syla.

    Ndryshe, ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it.

    Më 12,13 dhe 15 dhjetor të vitit 2016, ishte mbajtur seanca fillestare, në të cilin Azem Syla dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohen.

    Pas seancave fillestare, mbrojtja brenda afatit prej 30 ditësh, kishte paraqitur kundërshtimet e tyre për provat dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.

    Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues, gjykatësi Arkadiusz Sedeck, pasi kishte pranuar kundërshtimet e mbrojtjes, kishte refuzuar të njëjtat dhe më 4 prill 2017, kishte konfirmuar aktakuzën në shkallën e parë, ndërsa pas ankesave në Gjykatën e Apelit, shkalla e dytë e kishte konfirmuar aktakuzën më 26 tetor 2017.

    Sedeck, fillimin e shqyrtimit gjyqësor e kishte caktuar, pas më shumë se një viti nga vendimi i Apelit, më 9 janar 2018, por e njëjta kishte dështuar për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.

    Edhe pse kishte caktuar shumë seanca të tjera, gjyqtarët e EULEX-it nuk kishin mundur që të fillojnë këtë shqyrtim, pasi EULEX-i hoqi dorë nga ky rast dhe lënda kaloi të gjyqtari vendor Beqir Kalludra.

    Ndërsa, pas disa dështimesh seanca e parë e këtij shqyrtimi ishte mbajtur më 3 shtator 2018, ndërsa fjala hyrëse në këtë rast ishte dhënë në seancën e 25 qershorit 2019.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

    Bashkë me Sylën akuzohet edhe Shaban Syla, Ilaz Syla, Mexhid Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Edvard Gashi, Sabedin Haxhiu, Ramadan Uka, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha

    Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

    Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

    Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

    SHPËRNDAJE

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në Shqipëri, ambasada amerikane, bëri të ditur të premten se ajo “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.