×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Themelore e Prizrenit sot jep verdiktin përfundimtar për serbin e akuzuar për krime lufte

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Gjykata Themelore në Prizren sot do të jep fjalën përfundimtare ndaj Darko Tasiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

    Procesi i gjyqësor ndaj tij ka filluar para dy viteve.Ai akuzohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile në Krushë të Vogël dhe të Madhe.

    Tasiq në fillim të procesit ishte deklaruar i pafajshëm.Ai është mbrojtur në heshtje.I akuzuari kishte jetuar deri në vitin 1999 në fshatin Krushë së bashku me familjen e tij.

    Sot banorët e Krushës së Madhe kanë organizuar duke kërkuar drejtësi ndaj krimeve që janë bërë në këtë fshat.Prokurorja e rastit Drita Hajdari në seancën e sotme ku do të jepet fjala përfundimtare, ka folur lidhur me provat e siguruar për rastin në fjalë.Hajdari tha se gjithçka ka qenë e planifikuar për krimet e bëra në Krushën e Madhe dhe të Vogël.Ajo tregon se dëshmitarët rrëfyen se si forcat serbe i vranë burrat dhe i asgjësuan kufomat e të vrarëve, duke i hedhur në lumin Drin.Prokurorja deklaroi se në disa raste ka marrë pjesë edhe i akuzuari Darko Tasiq, si pjesëtar rezervë i policisë.Tutje ajo theksoi se deshmitarët e kanë parë Tasiqin duke plaçkitur pronën e familjes Hajdari.Këta të fundit sipas Hajdarit, kanë parë që Tasiq me vëllaun e tij edhe disa persona që janë afruar tek kamionat e familjes Hajdari, njofton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.