×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Thaçi: Dialogu të fillojë me liberalizim e të përfundojë me njohje të Kosovës nga Serbia

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Front Online.

    I pari i vendit tha se në takim me Lajçak kanë diskutuar lidhur me progresin që ka bërë Kosova si dhe për reformat qe janë bërë deri më tani.

    “Ishte kënaqësi të takoj Lajçakun sot në Kosovë. E informova për progresin e arritur në Kosovë. Për reformat qe i kemi bërë dhe qe synojmë t`ii bëjmë. Kosova ka një alternativë për të ardhmen”, tha Thaçi në konferencë për media.

    Presidenti pohoi se në këtë takim bashkë me të dërguarin e posaçëm të BE-së kanë diskutuar edhe për angazhimet e këtij të fundit që pritet t’i ketë si ndërmjetësues i dialogut me Serbinë.

    “Diskutuam edhe për angazhimet e drejtpërdrejta të Lajçakut qw do t’i ketë për dialogun me Serbinë. Dua të besoj qe do të kemi veprime konkrete dhe dobiprurëse për vendin tonë”, deklaroi
    Thaçi.

    Ai mes tjerash tha se përmes dialogut synohet që fillimisht të arrihet liberalizimin vizave për kosovarët si dhe njohja e Kosovës nga shteti serb.

    “Ja konfirmova pozicionin zyrtar, që ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave dhe duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë. Ne do të punojmë ngushtë edhe me ShBA-të që të lëvizim bashkë për një marrëveshje finale”, ka theksuar Thaçi.

    Pas takimit me Thaçin, Lajçak sot pritet të zhvillojë takim edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin Avdullah Hotin.

    I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell ka njoftuar se më 27 qershor të këtij viti do të rinisë dialogu ndërmjet dy qeverive. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1996337233832125/?notif_id=1592209597374282&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në...
    Lajme20 Korrik 2025
    Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sol Summer” në Klan Kosova....
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.