×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Coronavirusi/ Studimi mbi pasojat e izolimit, fëmijët kanë frikë dhe ankth

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Karantina ka ndikuar shumë mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve; 65% e atyre  nën 6 vjeç dhe 71% e atyre më të rritur kanë pasur siaps një studimi të fundit probleme të ndryshme të sjelljes dhe simptoma regresioni të gjumit. Studimi u krye nga spitali pediatrik Gaslini në Xhenova gjatë periudhës së izolimit ndërmjet 24 Marsit dhe 3 Prillit, tre javë pas fillimit të karantinës.

    Fëmijët më të vegjël, nën 6 vjeç, në qindra raste kanë shfaqur nervozizëm, vështirësi në gjumë, zgjim nate, ankth, frikë e të qara pakontrollueshme. Tek adoleshentët, është diktuar një ndjenjë gulcimi, probleme me gjumin, vështirësi për t’u zgjuar, nervozizëm I shoqëruar me ndryshim të humorit, përdorim jo i duhur i mediave sociale dhe bashkëpunim të dobët në aktivitetet e vendit.

    “Hulumtimi konfirmon frikën dhe të dhëna të mëhershme që kemi pasur”, shpjegoi zëvëndesministrja italiane për shëndetësinë, Sandra Zampa. “ Këto muajt e fundit, ka pasur shpesh diskutime për izolimin dhe gjendjen e fëmijëve. Hetimi konfirmon se duke qenë të detyruar të mbyllen në shtëpi, pa shokë, pa shkollë, pa gjyshër dhe xhaxhallarë dhe pa atë seri zakonesh që përbëjnë në fakt për ta një element sigurie, pasojat tek shumë fëmijë, kanë qenë të konsiderueshme”, shton ajo.

    Për psikiatrin Fabrizio Starace, anëtar i grupit punues të Vittorio Colao, të dhënat e hulumtimit “nuk janë befasuese dhe konfirmojnë shtrirjen e këtij fenomeni, të ndjerë nga të gjitha familjet italiane me fëmijë”, ndërsa thotë se duhet përcaktuar sa më shpejt një rutinë e përditshme për ta, e cila përfshin lojëra dhe aktivitete fizike “.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.