×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania blen kompaninë që mund të prodhojë vaksinën kundër COVID-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Gjermania dhe SHBA-ja duket se vazhdojnë përplasjet se ku do dalë për herë të parë vaksina e koronavirusit, në Europë apo në SHBA. Në garën globale për gjetjen e një vaksine, qeveria gjermane njoftoi po investon 300 milion euro për blerjen e aksioneve të kompanisë bioteknike CureVac, e vlerësuar si një nga kompanië që ndodhet më pranë vaksinës.

    Investimi vjen ndërkohë që Administrata Trump po përpiqet të bindë firmën gjermane ta lëvizë punën e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët gjermanë janë të bindur se Presidenti Trump po përpiqet të ishte i pari që kishte në dispozicion vaksinën dhe mbase ta nxirrte në treg ekskluzivisht, vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    Duke iu kundërpërgjigjur këtyre tentativave, Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier (CDU) dhe Dietmar Hopp, bashkëthemelues CureVac, njoftuan në një konferencë për shtyp të hënën se qeveria gjermane do të marrë 23% të aksioneve kompanisë.

    Me investimin e saj në CureVac, qeveria është duke investuar për herë të parë në një kompani në sektorin e bioteknologjisë inovative. CureVac është aktive në zhvillimin e terapive të kancerit dhe antitrupave, si dhe vaksinave.

    Në Europë, kompania konsiderohet lider në zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. Në maj, kompania publikoi rezultatet e para të provave klinike, të cilat ofrojnë shpresë për gjetjen e një vaksine.

    Megjithë investimin e saj të drejtpërdrejtë, qeveria nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimet sipërmarrëse të ndërmarrjes. Altmaier deklaroi se me këtë investim, qeveria dëshiron t’i sigurojë kompanisë siguri financiare në mënyrë që të mund të vazhdojë të punojë për gjetjen e një vaksinave.

    “Kriza e koronavirusit ka bërë që rëndësia e jashtëzakonshme e industrisë së bioteknologjisë të jetë e dukshme për pacientët, shoqërinë tonë dhe botën,” tha ai në konferencën për shtyp.

    Sipas Altmaier, përfshirja e shtetit është gjithashtu “me një rëndësi të veçantë për sa i përket politikës ndërkombëtare”, pasi rezultatet në gjetjen e një vaksine nga kjo kompani janë vendimtare për Gjermaninë dhe Europën.

    Në mars, pati raportime që qeveria amerikane ishte përpjekur po ashtu të blinte firmën. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Trump i ka ofruar kompanisë gjermane miliarda dollarë në këmbim të qasjes ekskluzive ndaj vaksinës. Administrata Trump ka qenë jashtëzakonisht agresive në përpjekjen për të marrë kontrollin e kompanive që po kërkojnë për vaksinën, pasi zoti Trump e shikon si shtyllë për sigurinë amerikane.

    Në dritën e garës globale për të zhvilluar një vaksinë, thirrjet që BE të blejë e para vaksinën janë rritur brenda unionit gjatë muajve të fundit.
    “Investimi në CureVac është hapi i parë në këtë drejtim”, tha Altmaier.

    Në fillim të qershorit, ministrat e shëndetësisë të Holandës, Francës, Italisë dhe Gjermanisë kishin formuar tashmë një aleancë vaksinimi me qëllim furnizimin e BE me vaksinën e koronavirusit, mundësisht përpara Shteteve Të Bashkuara të Amerikës, nëse ajo zbulohet nga një firmë europiane.

    Për këtë qëllim, të katër vendet kohët e fundit lidhën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike AstraZeneca duke u mundësuar atyre që të porosisin deri në 400 milion doza të një vaksine që është aktualisht në zhvillim.

    Komisioni Europian gjithashtu pritet të marrë në ditët në vijim një mandat nga qeveritë europiane për të negociuar blerjen e vaksinave të koronavirusit përpara se të dalin zyrtarisht, nëse është e nevojshme, të lidhë kontrata me kompanitë farmaceutike për të siguruar furnizimin por edhe për të përforcuar kapacitetin prodhues të kompanive, duke dhënë miliona euro.

    “CureVac” filloi kërkimet për një sërë vaksinash të ndryshme dhe tani po zgjedh opsionet më të mira nga provat klinike. Kompania shpreson se deri në korrik do të ketë një vaksinë eksperimentale që mund të testohet.(Gazeta“Si”)

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Sport27 Prill 2024
    Synimi i Liverpoolit për titullin e Premier League ka humbur edhe më shumë terren. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar 2:2...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.