×
  • Lajme
  • Lajme

    I gjithë stafi i kafenesë së njohur në Prishtinë rezulton pozitiv me COVID-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    I gjithë stafi i një restoranti (të njohur për redaksinë) në Prishtinë është infektuar me koronavirus. Në fakt bëhet fjalë për një prej vendeve më të frekuentuara të qytetit që ndodhet në ‘Rrugën B’.

    Burime të Gazetës Metro kanë konfirmuar se stafi i këtij restoranti është diagnostifikuar me Covid-19 ditëve të fundit.

    Gazeta ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë një konfirmim, mirëpo ende po pret për një përgjigje.

    Metro e di emrin e kafiterisë e cila ndodhet në rrugën B dhe sot po ashtu ata nuk e kanë ndalur punën, po ashtu emri do të bëhet pas pak publike edhe në portalin tonë pas konfirmimit edhe zyrtar nga MSH.

    Ndërkaq, vetëm mbrëmë në Prishtinë u shënuan 46 raste me koronavirus, që vijnë nga lagje të ndryshme të kryeqytetit.

    Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

    “Kemi pasur 12 lagje në Prishtinës të prekura nga COVID-19, ndërsa sonte u shtua edhe Hajvalia. Pra kemi lagjet Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovica, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Përroi i njelmët, Vreshta dhe Parku i Qytetit”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se kafetë dhe restorantet në Prishtinë por edhe qytete të tjera, kanë qenë shumë të frekuentuara pas lirimit të masave.

    Ndryshe, nga data 8 shkurt deri më 15 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.