×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Marrëveshja Kosovë-Serbi shumë afër- LVV-ja do ta kundërshtojë!

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Me 27 Qershor , me ftesë të të dërguarit të posaçëm të Trump, Richard Grenell pritet të takohen në Uashington, përfaqësuesit e Kosovës dhe ato të Serbisë për vazhdimin e dialogut.Një takim të tillë e ka konfirmuar Grenell dhe është mirëpritur nga Presidenti Thaçi dhe spektri politik në Kosovë.Thaçi në adresimin e tij para mediave, ka deklaruar se Kosova duhet të jenë të unifikuar në këtë proces.

    Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari në një prononcim për Gazeta Blic thotë se marrëveshja mes dy vendeve nuk është e largët.Ai tutje thekson se në çfarëdo modeli të arrihet kjo marrëveshje do të kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.“Duke parë insistimin e Shtëpisë së Bardhë përmes përfaqësuesit special të Presidentit Trump, z. Grenell që në afat sa më të shkurtër kohor të ecet para me procesin e dialogut, mund të besojmë që një marrëveshje mes dy vendeve nuk është e largët. Sidomos pas caktimit të datës për takim në shtëpinë e Bardhë dhe konfirmimit për pjesëmarrje të delegacioneve te të dyja delegacioneve.

    Nuk mund të themi se është një proces që po kryhet shpejt dhe me nguti, pasi Kosova dhe Serbia tash ka vite që dialogojnë dhe qëndrimet e dy palëve tashmë janë të qarta për të gjithë. Ajo çfarë ende është e paqartë është fakti se cili do të jetë epilogu dhe çka do të përmbaj një marrëveshje eventuale dhe si do të pritet nga qytetarët e dyja vendeve. Kjo pasi dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia do të mundohen ta shesin në opinionin e brendshëm si fitore të tyre.Në çfarëdo modeli që mund të arrihet kjo marrëveshje, në Kosovë dihet se do të kundërshtohet nga Levizja Vetëvendosje, përderisa gjithë spektri politik tjetër do të jetë “Pro” në aprovimin e një marrëveshje e cila do të arrihet nëse kjo marrëveshje nuk e bënë të detyrueshme ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës.

    Jashari tutje ka komentuar edhe qëndrimet e presidentit Thaçi në raport me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.Ai thekson se deklarata Thaçit në raport me vizitën e Lajçak në Kosovë, konfirmojnë se është zbehur besimi në BE.“Deklarata e Presidentit Thaçi në raport me vizitën e z. Lajçak në Kosovë konfirmon se tashmë, besimi se nga BE-ja, do të kemi një zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi është zbehur për të mos thënë se ka humbur fare.Për këtë mungesë besimi dhe ftohje të këtij raporti, besoj se faji është tek BE-ja, pasi mos-uniteti i shteteve anëtare të BE-së, rreth mbajtjes së premtimeve për liberalizim të vizave për Kosovarët edhe pse kishin premtuar që pas plotësimit të kritereve të kërkuara do të ketë liberalizim dhe neutraliteti i tyre rreth statusit të shtetësisë së Kosovës, ka bërë që tërë shpresa e liderëve të Kosovës e në veçanti ePresidentit Thaçi të mbetet tek SHBA-ja, dhe përfaqësuesi i presidentit Trump, z.Grenell.
    Për më tepër duket se z.Thaçi don të jap sinjal të qartë se BE-ja, mund të jetë pjesë e një marrëveshje eventuale vetëm duke kaluar nëpër Shtëpinë e Bardhë si garantues i dëshmuar për shtyrjen përpara të çdo procesi të madh dhe delikat në Ballkan”Sot Kosovën pritet ta vizitojë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.