×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK paralajmëron “befasi të këndshme”

    FrontOnline
    24 Gusht 2019

    Derisa gjithë matematikat e partive të tjera e dërgojnë PDK-në në opozitë, nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti ka paralajmëruar një skenar të ri në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    I pyetur nëse do të lidhin koalicion me ndonjërën nga partitë, Haliti ka deklaruar se pritet të ketë befasi të këndshme, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    Pikërisht në ditën kur u zyrtarizua koalicioni i dytë parazgjedhor më mes të dy subjekteve, AKR-së së Behgjet Pacollit dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, përfaqësues të PDK-së, parti kjo e cila është në pushtet që nga paslufta, kanë paralajmëruar thyerjen e të gjitha matematikave të subjekteve politike.

    Nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti, i pyetur nëse PDK-ja do të shkojë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti në zgjedhje, ka deklaruar se në cilindo variant PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

    Haliti duke mos dashur të japë më shumë detaje, tha shkurt se ditëve në vijim do të ketë befasi të këndshme nga ana e PDK-së.

    “Në secilin variant qoftë në koalicion, qoftë e vetme PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve. Kjo është me rëndësi. Të tjerat janë çështje kohe, çështje e marrëveshjeve të mundshme, por edhe nëse shkojmë vetë ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Nuk kemi biseduar akoma me partitë politike, por besoj se do të ketë befasi të këndshme”, ka thënë ai.

    Ndërkohë matematikat e të gjitha partive deri më tani e dërgojnë PDK-në në opozitë. Dy partitë që para disa ditësh lidhën koalicion, AAK-ja e PSD-ja, kanë përjashtuar çfarëdo mundësie të bashkëpunimit me PDK-në, njësoj siç kanë vepruar edhe dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja.

    Ndërkohë të vetmit që deklarativisht nuk janë shprehur kundër një bashkëpunimi me PDK-në është koalicioni që u arrit dje, Nisma dhe AKR-ja.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.