×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia amerikane arreston personat e armatosur që u përfshinë në të shtëna në protestë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Policia amerikane në Albuquerque dhe ekipi i saj për reagim të shpejtë i kanë arrestuar disa individë të armatosur pasi një person u qëllua me armë gjatë protestës në pjesën e vjetër të qytetit.

    “Policia përdori irritues kimikë dhe shok-bomba për t’i mbrojtur zyrtarët dhe për t’i ndaluar individët e përfshirë në të shtëna. Individët janë çarmatosur dhe janë dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje. Janë dërguar ekipe shtesë për t’u siguruar se zyrtarët mund ta zgjidhin situatën në mënyrë të sigurt”, thuhet në deklaratën për gazetarë.

    Kryetari i qytetit, Tim Keller, tha se plagosja ishte një akt tragjik dhe i papranueshëm i dhunës dhe se vepra të tilla nuk kanë vend në qytet, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Protesta u mbajt afër Muzeut të Historisë Kombëtare dhe komandanti i policisë tha se beson që grupet vigjilente kanë mundur të ndikojnë në nxitjen e dhunës.

    Guvernatorja në Neë Mexico, Michelle Lujan Grisham, shkroi në Twitter se individët e armatosur rëndë u përfshinë në protestë për t’i kërcënuar protestuesit dhe për të bërë një shfaqje të pasanksionuar të një force të parregulluar.

    Protestat kundër racizmit dhe brutalitetit policor në Shtetet e Bashkuara filluan muajin e kaluar pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd nga policia.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.