×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy viktimat janë kojshi, burri 58 vjeç e vajza 17-vjeçare

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrarë

    Rastin për Express e kanë konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Pejës.

    “Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

    Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    “Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër tëë prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dje në polici është raportuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka denoncuar rastin tek autoritetet e sigurisë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një grua është zhdukur mesditën e së martës në qytetin e Rahovecit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sulejman Kollari” të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi...
    Lajme16 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni. Ajo në Riga, e ka vizituar Qendrën e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se konferenca...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.