×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Viti, Drenas, Rahovec, Obiliq e Gjakovë. Urime Dita e Çlirimit!

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit për Vitinë, Drenasin, Rahovecin, Obiliqin e Gjakovën, që shënohet sot më 14 qershor.Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova po çlirohej qytet pas qyteti, duke shtuar se më 14 qershor u realizua ëndrra e shumë luftëtarëve të lirisë.

    “Kosova po çlirohej qytet pas qyteti. Me 14 qershor 1999, u realizua ëndrra e luftëtarëve të brigadave 132 “Myrtë Zeneli”, 137 “Gjakova”, 134 “Bedri Shala”, 138 “Agim Ramadani”, 124 “Gani Paçarizi”, 114 “Fehmi Lladrovci” e 173 “Gursel e Bajram Sulejmani”.

    Haradinaj, ka thënë se shumë luftëtarë pritën lirin, por shumë prej tyre u përjetuësuan në betejat me armikun.“Shumë nga ta, triumfues dhe krenarë, përjetuan ditën kur erdhi liria, e shumë të tjerë, ishin përjetësuar në betejat që ndaluan gjenocidin dhe mposhtën armikun. Përjetësisht të përkulur ndaj sakrificës së të rënëve! Përjetësisht falënderues për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s në momentet më vendimtare për popullin tonë! Viti, Drenas, Rahovec, Obiliq e Gjakovë. Urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj në fund.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.