
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka bërë thirrje për një hetim të pavarur pas videos shokuese që tregon momentin e arrestimit të një udhëheqësi indigjen nga policia federale.
Videoja, e bërë dhe e lëshuar nga policia e Kanadasë, shfaq një polic duke iu vërsulur Allan Adamit, pas një debate lidhur me licencën, më 10 mars.
Videoja është transmetuar nga disa media kanadeze. Adam shihet duke shkëmbyer fjalë me një oficer të policisë në afërsi të një kazinoje në provincën Alberta.
Situata eskalon shpejtë. Një polic përpiqet të prangosë gruan e Adamit, ndërsa një polic tjetër shihet duke rrëzuar Adamin në tokë dhe duke e goditur në fytyrë.
Javën e kaluar Adam publikoi imazhe të fytyrës së mavijosur pas arrestimit. Ai ka thënë se pasi i takon një pakice dhe askush nuk flet për ta, policia duket se gjithnjë përdor forcë të tepruar.
“Kjo duhet të përfundojë. Mjaftë është mjaftë”, ka thënë ai.
Ndërkohë kryeministri i Kanadës ka thënë: “Kam pyetje serioze për atë që ka ndodhur. Një hetim i pavarur duhet të jetë transparent për të marrë përgjigje. Në të njëjtën kohë ne e dimë që ky nuk është një incident i izoluar. Shumë kanadezë të zinj dhe indigjenë nuk ndihen të sigurt afër policisë. Kjo është e papranueshme. Si qeveri, ne duhet të ndryshojmë këtë”.
Shumë kanadezë kanë protestuar në solidaritet me protestuesit në SHBA, kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë. Protestat kanë nisur pas vdekjes së George Floydit, afroamerikanit të paarmatosur, që vdiq gjatë arrestimit të policisë në Minneapolis.
Trudeau i është bashkuar protestës, duke u ulur në gjunjë jashtë zyrës së tij në Ottawa.
Edhe në policinë e Kanadasë kanë pranuar se “racizmi sistematik është pjesë e secilit institucion, duke përfshirë policinë”.
BREAKING NEWS: Dash-cam footage obtained by CTV News shows Athabasca Chipewyan First Nation Chief Allan Adam getting tackled by Wood Buffalo RCMP officers, then punched in the head and put in a choke-hold. #cdnpoli #RCMP pic.twitter.com/NKJeapPzDN
— Rosa Hwang (@journorosa) June 12, 2020