×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca largon kontrollet kufitare me vendet e BE-së nga 15 qershori

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme në Francë kanë njoftuar se nga 15 qershori do të largohen kontrollet kufitare për udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

    “Duke e marrë parasysh gjendjen favorizuese të situatës shëndetësore në Francë dhe Evropë dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, Franca nga 15 qershori do t’i largojë të gjitha kufizimet në udhëtime në kufijtë e vet të brendshëm evropian (tokësorë, ajrorë dhe detarë), të cilat janë zbatuar për ta luftuar pandeminë Covid-19”, thuhet në deklaratën e këtyre ministrive.

    Aty shtohet se në Francë pa kufizime do të mund të hyjnë udhëtarët që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ata nga Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Zvicra dhe Vatikani, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Në deklaratë gjithashtu njoftohet se përmes reciprocitetit, masat kufizuese, përfshirë karantinën dyjavore, do të vazhdojnë të zbatohen në kufijtë me Spanjën dhe Britaninë e Madhe.

    Ndryshe, Franca është një ndër vendet evropiane me më së shumti persona të infektuar dhe të vdekur nga sëmundja Covid-19. Deri tash, në këtë shtet janë regjistruar 29,374 të vdekur dhe 156,287 të infektuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.