
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se qeverisja “Kurti” ka qenë e shkurtë, por shumë e dëmshme për vendin.
Ai në një intervistë për Front Online përmendi mashtrimet e Kurtit të bëra në 120 ditëshin e tij si i pari i ekzekutivit.
“Për herë të parë e kemi pasur veriun jashtë kontrollit, kemi pasur edhe policë të rënë në krye të detyrës për ta futur nën kontroll veriun e Kosovës, gjithashtu janë vendosur nën qeverisjen e PDK-së edhe dy pika kufitare dhe nga ai moment kanë filluar që të ketë një sistem të rregullt të kontrollit nga autoritetet e Kosovës në pjesën veriore dhe për çudi Qeveria “Kurti” duke vuajtur nga protagonzimi, ka mundësuar që Qeveria e Serbisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri”, tha ai për Front Online.
Në mesin e mashtrimeve siç i quan ai, thekson edhe testet që kanë hyrë nga Serbia si dhe deklaratën e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.
“Përmes veriut, një veturë, që nuk dihet a ka qenë zyrtare apo private, kanë qenë 1 mije teste të cilat ne i quajmë të turpit sepse ato e turpëruan Kosovën dhe qytetarët e saj, i dhanë mundësi Vuçiqit dhe Serbisë të paraqiten gjithandej botës si njeri humanitar i cili ndihmon vendin tonë Kosovën duke pasur parasysh që Vuçiqi dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesë e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë”, u shpreh ai për Front Online.
Kjo Qeveri kulmin e gabimeve, sipas tij, e ka bërë me shkelje të Kushtetueses.
“Kurti dhe Vitia e kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai për Front Online.
Për këto gabime, bashkëfajtore sipas Gashit është edhe LDK-ja.
“Pa asnjë dyshim që përgjegjësia është e përbashkët edhe e VV-së dhe LDK-së sepse ata së bashku kanë proklamuar për tre vjet me radhë Qeverinë e “Shpresës”, së bashku kanë bërë opozitën për 3 jet, së bashku kanë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha tutje ai për Front Online.
LDK-ja sipas tij ka ikur nga qeverisja Kurti për shkak të pazareve politike.