×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e ligjit, lë shtatoret pa përkujdesje në Prishtinë

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Me gjithë arkitekturë moderne, ndonëse Prishtina është një nga kryeqytetet më të reja në Evropë, shtatoret e vendosura dëshmojmë më së miri dhe flasin për një histori jo të largët, atë para dy dekadash.

    Madje, pjesa më e bukur e kryeqendrës, ajo e fillimit të sheshit, mbanë emrin e një prej djemve më të etur për liri, atë të heroit Zahir Pajaziti.

    E shkrirë në bronz, shtatorja e komandatit të UÇK-së, është e vendosur mu në hyrje të sheshit, ku veç që i jep madhështi kësaj pjese, të ngjallë edhe një ndjenjë krenarie.

    Por, fatkeqësisht, kjo vepër artistike, është lënë në mëshirë të fatit, e “faji” mbetet jetim, pasi që askush nuk merret me mirëmbajtjen e saj, njësoj si edhe të shtatoreve të tjera në kryeqytet.

    Kjo pasi që, kujdesi ndaj këtyre shtatoreve, s’është nën përkujdesjen e asnjë institucioni, kjo në mungesë të ligji.

    Kështu ka thënë për IndeksOnline, Drejtori i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj.

    “Unë dhe me Komision Parlamentar që kam qenë me mbrojt raportin, para dy javësh, kam kërku që sa më parë të bëhet edhe Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës që do të përcaktoheshin disa nene që të përcaktohej gjithashtu se kush ka drejtë fillimisht të ndërtojë shtatore edhe kush duhet të jep përgjegjësi për to pastaj.

    Edhe për projektet e tjera sa i përket figurave dhe ngjarjeve, por edhe për mirëmbajtje. Fatkeqësisht për momentin në mirëmbajtje, ato shtatore që kemi ndërtu, në rastin konkret shtatoren e “Zahir Pajazitit” s’e kemi ndërtu ne, por ato që kemi ndërtu ne i mirëmbajmë, por shtatoret e tjera që i ka ndërtu ose komuna ose shoqëria, apo ministria, ato s’e di a i mirëmbajnë dhe si vazhdon procedura. Janë dy mundësi për mirëmbajtjen e tyre, ose ai që e ka ndërtu, ose komuna që e ka në territor të saj. Në rastin konkret edhe unë e kam shpreh këtë shqetësim sepse më mirë mos të ekzistonin ato shtatore sesa siç janë.

    Ne i kemi 12 shtatore që i kemi ndërtu dhe i mirëmbajmë”, tha ai.

    Kështu, Komuna e Prishtinës vetëm “vullnetarisht” mund ta kryej këtë detyrë, por jo edhe me kompetenca, ndonësë 4 vite më parë, Shpend Ahmeti, kishte kërkuar që komptencat për mirëmbajtjen e shtatoreve t’i kalojnë komunës.

    E, një reagim për mosmirëmbajtjen e shtatoreve e bëri edhe presidenti Hashim Thaçi. Gjatë homazheve të sotme që bëri, ai tha se MKRS dhe Komuna e Prishtinës, duhet të merret me këtë, duke kritikuar këto institucione.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.