×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi tregon nëse do ta takojë Lajçakun të hënën

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që të hënën ta vizitojë Kosovën, raporton Front Online.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është pyetur sot rreth kësaj vizitë, dhe lidhur me atë se a do ta takojë Lajçakun. Thaçi theksoi se do t`i përgjigjet takim vetëm në rolin e presidentit të vendit.

    “Unë ende zyrtarisht nuk jam i informuar por do të shohim agjendën dhe prioritet të cilat i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i BE-së dhe pastaj do t`i përgjigjem si president i vendit sepse është detyrë e imja”, ka thënë Thaçi.

    Në ndërkohë presidenti ka theksuar se çdo përfaqësues ndërkombëtar duhet ta trajtojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

    “Për ne është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtarë që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vendi i pavarur dhe sovran. Çdo qasje tjetër është e dështuar. Ne kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve që ka kontribuar për liri, pavarësi dhe tani edhe për proceset e të ardhmes”, ka thënë presidenti.

    Presidenti Thaçi vazhdimisht është deklaruar kundër emërimit të Miroslav Lajçak, në pozitën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për arsye se i njëjti është me prejardhje nga Sllovakia, shtet ky që nuk e njeh Kosovën. /Front Online

    Thaçi për dialogun: Do ta udhëheqim bashkë me Hotin

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.