×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Disa marrëveshje në dialogun Kosovë–Serbi me mungesë transparence dhe llogaridhënie

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), në një raport të publikuar për të gjitha marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, ka sqaruar se Kosova që nga viti 2011 deri në vitin 2020 nuk ka ratifikuar dhe shpallur asnjë marrëveshje në gazetën zyrtare, pos marrëveshjes së vitit 2013, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, proces ky që karakterizohet me mungesë transparence dhe llogaridhënie.

    Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku ka theksuar se ky format i dialogut dhe teknika e hartimit të marrëveshjeve me gjuhë dy-kuptimesh ka qenë një ndër taktikat e Bashkimit Evropian (BE), që ka promovuar në heshtje një qasje të tillë.

    Sipas tij, në disa fusha kjo qasje ka pasur sukses në praktikë, siç është me rastin e ushtrimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit.

    “Padyshim që procesi dialogues Kosovë-Serbi dhe numër i madh i marrëveshjeve të arritura deri më tani nga ky proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është karakterizuar me mungesë transparence dhe llogaridhënie. Formati i dialogut në mes të dy shteteve dhe teknika e hartimit të marrëveshjeve me gjuhe dy-kuptimesh ka qenë një ndër taktikat e vet Bashkimit Evropian, që ka promovuar në heshtje një qasje të tillë, duke përfshirë edhe faktin që ky mekanizëm më shumë është angazhuar në arritjen e sa më shumë marrëveshjeve, dhe duke mos u fokusuar në masë të madhe edhe në zbatimin e tyre apo formën e tyre”, ka thënë Miftaraj.

    Ndryshe, në raportin e publikuar të martën nga ASHAK shkruhet së që nga viti 2011 deri në vitin 2020, përveç marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013, Republika e Kosovës nuk e ka ratifikuar dhe nuk e ka shpallur në gazetën zyrtare asnjë marrëveshje tjetër.

    “Në kontekst të statusit të marrëveshjeve një element i rëndësishëm është edhe teksti i marrëveshjeve dhe titulli i tyre. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialog, përveç asaj të nënshkruar në vitin 2013, nuk janë emërtuar si marrëveshje, por si: konkluzione, dakordime, konkluza etj. Ky element i bën edhe më të brishta në aspektin juridik të gjitha këto marrëveshje, në kuptim të rendit juridik të brendshëm në Kosovë, por edhe të Marrëveshjes së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASHAK.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.