×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Koloneli i pensionuar austriak spiunoi për Rusinë për 280,000 euro, dënohet me tri vjet burgim

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Një gjykatë austriake e ka dënuar një kolonel të pensionuar me tri vjet burgim pasi e shpalli fajtor për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse për më shumë se 25 vjet.

    Procesi gjyqësor kundër ish-zyrtarit 71-vjeçar është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura dhe emri i tij nuk është bërë publik, shkruan “Free Europe”.

    Një grup gjykatësish në Salzburg e shpallën fajtor ish-kolonelin për zbulim të sekreteve shtetërore. Më saktësisht, ai u shpall fajtor për kryerje të operacionit sekret të inteligjencës kundër Austrisë, duke tradhtuar rreth sekreteve shtetërore dhe për zbulim të qëllimshëm të sekreteve ushtarake.

    Dënimi më i lartë që do të mund të jepej për këto akuza ishte dhjetë vjet burgim. Megjithatë, ish-koloneli u dënua me vetëm tri vjet burgim dhe u lirua për shkak të kohës së kaluar në paraburgim që nga arrestimi në nëntor të vitit 2018.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri i ka ofruar sekrete ushtarake Rusisë nga viti 1992 deri në shtator të vitit 2018 në këmbim të 280,000 eurove.

    Sidoqoftë, avokatët e tij thanë se klienti i tyre nuk ka zbuluar ndonjë sekret qeveritar apo ushtarak, por vetëm ka ofruar të dhëna që kanë qenë të qasshme për publikun. Sipas tyre, ish-koloneli për këtë punë i ka marrë 220,000 e jo 280,000 euro.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.