×
  • Lajme
  • Lajme

    Mytaher Haskuka: Isa Mustafa ishte kundër ndryshimit në Prizren dhe Kosovë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se në vazhdimësi ka qenë kundër ndryshimit në Prizren dhe Kosovë.

    Sipas tij, nuk është e vërtetë që LDK-ja e ka mbështetur atë në zgjedhje.

    “Isa Mustafa po shihet se është kundër ndryshimeve në Kosovë” tha Haskuka, në një konferencë për media.

    Haskuka, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka prishur koalicionin me LDK-në në Prizren.

    Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

    “Prishja e njëanshme e koalicionit flet për paqëndrueshmërinë e VV-së. Ata kështu vepruan edhe në koalicionin në nivel qendror, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe arbitrare”, ka thënë Isa Mustafa.

    Kreu i LDK-së ka thënë se Haskuka është në krye të Komunës së Prizrenit falë mbështetjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa e ka paralajmëruar atë se në zgjedhjet e ardhshme LDK do të rikthehet në pushtet në Prizren.

    Ndërkaq, me këtë konstatim nuk pajtohet Haskuka.

    Ai tha se LDK-ja nuk e ka mbështetur në balotazh.

    “Mustafa në balotazh e ka bllokuar LDK-në që të më mbështesë. Ai po e keqinformon opinionin”, tha Haskuka.

    Sipas tij, VV-ja në balotazh ka pasur koalicion vetëm me Nismën.

    Haskuka nuk e mohon mbështetjen e anëtarëve të ndryshëm të LDK-së, në balotazh.

    Ai, ka përmendur kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhakun.

    “Baxhaku ka shkruar në Facebook duke thënë se Prizrenit i duhet ndryshimi. Nuk e ka përmendur emrin tim, por unë e kam falënderuar”, tha ai.

    Sipas tij, pas fitores LDK-në e ka marrë në qeveri për të krijuar shumicën në Kuvend.

    “Kam dashur që bashkërisht ta bëjmë ndryshimin në Prizren”, tha Haskuka.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.